Këngëtari i njohur grek, Dimitris Kokotas pëson arrest kardiak
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Lindja e një fëmije është nga të paktat ngjarje që ndryshon katërçipërisht jetën e një gruaje, por në rastin e Carla Woods ajo ka një vlerë akoma më të madhe, pasi ardhja në jetë e Freya-s e shpëtoi nga vdekja. Mamaja e re nuk e kishte marrë kurrë me mend që gjatë lindjes së vajzës së dytë, do t’i zbulonin diagnozën më të frikshme të jetës: kancer në qafën e mitrës.
Nuk kishte shfaqur asnjë simptomë më parë, bënte në jetë të shëndetshme dhe gjatë pritjes së ëmbël kishte ndjekur me kujdes të gjithë udhëzimet e mjekëve, por kjo gjë nuk e kishte penguar kancerin e qafës së mitrës të rritej brenda saj. Ndërkohë që Carla përplitej mes dhimbjeve të lindjes, mjekja gjinekologe që e asistoi vuri re një gungë të çuditshme në muret e vaginës, e madhe sa një mandarinë. Mendoi se bëhej fjalë për një fibromë, tumor beninj i uterusit, por diagnostikimet e mëvonshme provuan se ishte kancer në qafën e mitrës.
‘’Në momentin e parë që shtrëngova Freya-n në krahët e mi, u ndjeva gruaja më e lumtur në botë. Asgjë nuk kishte rëndësi në ato momente, as këshillat e mjekëve e as ajo masë e çuditshme tumorale që rritej brenda meje. Pas daljes nga spitali, iu përkushtova plotësisht vajzave, por ndërkohë pas 5 javësh nga lindja fillova të kisha gjakderdhje të shumtë. Shkova menjëherë në spital dhe mjekët zbuluan se kisha kancer në qafën e mitrës.
Ishte një shok për familjen tonë. Mendoja gjithë kohës për vajzat, nuk doja t'i lija vetëm, nuk doja t'i lija pa mama. Për gati 6 muaj kam bërë kimioterapi dhe radioterapi, tashmë nuk kam asnjë shenjë të kancerit në trup. Nuk mund të bëhem kurrë më mama, por jam e lumtur që jam gjallë. Nëse nuk do të kisha lindur, kanceri do ishte përhapur në gjithë trupin.''-mbyll rrëfimin mamaja e re, e cila së ka ndarë historinë e saj për të sensibilizuar të gjitha gratë./BURIMI ''DAILY MAIL"
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...