Guide per shendetin 17 Shtator 2022

Keni maninë të shkulni flokët? Ja si quhet ky çrregullim dhe si ta trajtoni

Guide per shendetin

Trikotilomania apo mania e shkuljes së flokëve apo lëkurës është një sëmundje e njohur që në shekullin e 19 por e vendosur në Manualin Statistikor dhe Diagnostikues i Shqetësimeve Mendore vetëm në vitin 1987. Emri i saj vjen nga greqishtja, Thrix (flokë), tillo (shkul), mania (fiksim).

Ajo bën pjesë e “shqetësimeve të lidhura me shqetësime obsesivo-kompulsiv (bashkë me dismorfizmin e trupit etj) dhe karakterizohet nga sjellje të përsëritura të përqendruar në trup.

Karakteristikat kryesore janë shkulja e flokëve në mënyrë të përsëritur, humbje flokësh dhe lëkure, dhe përpjekja për të hequr dorë nga kjo sellje.

Duhet të kemi parasysh se shqetësimet obsesive-kompulsive dhe trikotilomania kanë ndryshime të rëndësishme përsa i përket diagnozës dhe terapisë. Kjo pasi, shkulja e flokëve nuk vjen nga një fiksim, paraprihet ose shoqërohet nga gjendje tensioni, si ankth apo mërzi, pasohet nga një ndjenjë relaksimi kur flokët apo lëkura janë shkulur.

SIMPTOMAT DHE PASOJAT
Simptomat kryesore të trikotilomanisë janë:
Urgjencë e pakontrollueshme për të shkulur flokët apo lëkurën në mënyrë të përsëritur. Në fakt shkulja ndodh në çdo pjesë të trupit, por më shpesh në skalpin e kokës, vetullat dhe qerpikët.

Nuk përjashtohet se zonat e prekura mund të ndryshojnë me kohën. Ajo mund të ndodhë në periudha të shkurtra në disa minuta, ose më shpesh dhe me kohëzgjatje më të gjatë deri në disa orë.

Humbja e flokëve (alopecia). Kjo mund të jetë e dukshme ose jo, në bazë të humbjes së lëkurës apo flokëve.

Tentativa për ta fshehur. Kërkohet të fshihet humbja e lëkurës ose flokëve përmes makjazhit, shallit, parukeve apo trajtimeve.

Tentativë e përsëritur për ta reduktuar apo hequr dorë nga kjo sjellje.

Dëme në aktivitetin e përditshëm, deri në evitimin e daljeve publike për shkak të sikletit, turpit, ose ndjesisë së humbjes së kontrollit.

Si shfaqet ajo?
Ka disa karakteristika tipike të trikotilomanisë:
Flokët shkulën me gjithë rrënjë e më pas ekzaminohen me sy, manipulohen, ngacmohen apo gëlltiten, apo shkulen flokët e kukullës, kafshëve apo rrobave.

Pjesa më e madhe më pas kanë dhe sjellje të tjera të përsëritura si të hanë thonjtë apo të kafshojnë buzën.

DIAGNOZA
Diagnoza e trikotilomanisë është klinike dhe në disa raste dhe ekzaminime
Klinike: analizë e simptomave dhe analizave fizike (sidomos nëse shoqërohet me trikofagi- ngrënia e flokëve)
Laborator: nëse dyshohet një anemi apo hemorragji e brendshme

Ekzaminime:
Biopsia dhe dermatoskopia për ta ndarë nga shkaqet e tjera dermatologjike të alopecias
Tomografia TAC nëse dyshohet për trikobezoar (masë flokësh apo lëkure në zorë që vjen pas gëlltitjes së tyre)

Trikotilomania shoqërohet edhe me shqetësime mendore që ndjekin fillin e saj, si depresioni, ankthi, shqetësime obsesive-kompulsive, shqetësime në ushqim dhe abuzim me substanca.

TRAJTIMI
Fatkeqësisht shumë njerëz nuk kërkojnë ndihmën e nevojshme për shkak se kanë turp apo stigmatizimit që prek sëmundjet mendore, duke i shtyrë ata që vuajnë nga margjinalizimi.
Si për çdo sëmundje tjetër psikologjike duket se kombinimi mes psikoterapisë dhe ilaçeve është i duhuri, dhe pse edh për trikotilomaninë duhen ende studime të thelluara.

Psikoterapia: mënyra më e njohur është ajo konjitive-sjellje, që jep mundësinë e përqëndrimit në tek mendimet dhe adaptimin e strategjive të reja menaxhuese. Habit Reversal Therapy apo HRT (Përmbysja e zakonit) është ajo që jep rezultate të mira.

Aspektet thelbësore të HTR janë:
Kontrolli i episodeve (monitorimi dhe shkrimi i episodeve që kanë ndodhur)
Rritja e vetëdijes për këtë sjellje
Kontrolli ne nxitjes që shkaktojnë episodet

Ilaçet: Nuk ka ilaçe specifike për këtë sëmundje, dhe megjithëse disa janë studiuar, ka nevojë për të tjerë kërkime shkencore për ti vërtetuar. Mes më të përdorurve janë:
Antidepresantët serotonenergjikë
Glutaminergjikët (n- acetilcysteine)
Antipsikotikët (olanzapine)
Agonistët e opioideve (naltreksioni)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor