Shëndeti i gruas 19 Shtator 2022

Çrregullimet e këtyre hormoneve po ju shëndoshin çdo ditë

Shëndeti i gruas

Ka një sërë faktorësh që mund të ndikojnë peshën trupore. Pjesë e tyre janë aktiviteti fizik, gjenetika, zakonet e ushqyerjes, mënyra e jetesës dhe stresi. Megjithatë, roli më i rëndësishëm në këtë proces sërish u besohet hormoneve, që janë përgjegjëse për rregullimin e metabolizmit. Këto hormone janë të vetmet që urdhërojnë trupin të ruajë ose djegë yndyrën.

Kortizoli: Kortizoli është hormoni i stresit. Ai prodhohet nga gjëndrat e veshkave për të parandaluar rënien e niveleve të sheqerit në gjak poshtë normales. Prandaj, kur jeni të stresuar ju prireni të konsumoni më shumë produkte me sheqerna, si akullore, ëmbëlsira, çokollatë dhe biskota. Kortizoli ngadalëson edhe metabolizmin që të ruajë më shumë energji. Nëse keni nivele të larta të kortizolit në gjak, do të filloni të shtoni peshë.

Leptina: Leptina është hormon i ngopjes, që sekretohet nga qelizat dhjamore dhe dërgon sinjale në tru kur jeni ngopur. Leptina kontrollon metabolizmin dhe ndihmon qelizat të kuptojnë nëse duhet ta ruajnë apo djegin yndyrën. Shumë shpesh, ky nivel i hormonit ulet për shkak të pagjumësisë. Prandaj fjetja mjaftueshëm është shumë e rëndësishme.

Hormonet e tiroides: Hormonet e tiroides (T3 dhe T4) prodhohen nga gjëndra e tiroides, dhe funksioni kryesor i tyre është të rregullojnë procesin metabolik. Nëse keni nivele të ulëta të hormoneve në trup, rrezikoni të shtoni në peshë.

Insulina: Glukoza është burim kryesor i energjisë për qelizat. Pasi konsumoni ushqim dhe rriten nivelet e sheqerit në gjak, pankreasi sinjalizohet të lëshojë më shumë insulinë, hormoni që ndihmon në kalimin e glukozës tek qelizat. Insulina siguron energji, megjithatë ajo grumbullon gjithashtu dhe ruan yndyrat. Nëse nivelet e insulinës janë të larta, trupi do të fillojë të ruajë yndyrat.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor