Showbiz 20 Shtator 2022

Letra e guximshme e Meghan Markle për Mbretin Charles, ja kërkesa e saj që mund të ndryshojë situatën në familjen mbretërore

Showbiz

Meghan Markle pretendohet se ka kërkuar një takim ‘kokë më kokë’ me Mbretin Charles për të diskutuar mbi përçarjet para nisjes së saj në Kaliforni me Harry-n pas funeralit të Mbretëreshës Elizabeth.

Neil Sean, një korrespondent i cili është shfaqur në ‘NBC News’, ‘MSNBC’ dhe ‘Access Hollywood’, pretendon se kishte dëgjuar nga një ‘burim shumë i sigurt’ që aktorja amerikane kishte dërguar një letër duke kërkuar një bisedë private me Mbretin. Sean pretendon se Meghan dëshiron të rregullojë marrëdhëniet mes raporteve se çifti do të kthehet në SHBA sa më shpejt që të jetë e mundur për të parë fëmijët e tyre, Archie, tre vjeç dhe Lilibet, një vjeç.

Sussex-ët besohet të jenë në Windsor sot pas funeralit të jashtëzakonshëm shtetëror dhe varrosjes së Mbretëreshës ditën e djeshme. “Ajo tani do të donte që përpara se të ktheheshin në Kaliforni të kishte një bisedë ballë-për-ballë me Mbretin Charles III,” tha Sean në një video të postuar në YouTube, që ka regjistruar gati 300 mijë shikime. “Kjo është e vërtetë – Meghan sy më sy me mbretin Charles. E dëgjuat mirë. Është një lëvizje shumë e guximshme nga vetë Meghan”, tha Sean.

Duke detajuar përmbajtjen e letrës, ai tha: “Do të ishte një mundësi për të rregulluar marrëdhëniet, për të ndarë të drejtat nga gabimet dhe për të shpjeguar disa nga arsyetimet pas asaj që ata kanë bërë gjatë dy viteve të fundit. Tani, ju e dini, ju duhet të admironi vetëbesimin e Meghan-it, çfarëdo që mendoni.”

Megjithatë, Sean paralajmëroi se mbetet e paqartë nëse letra do të jetë e mjaftueshme që çifti të ndryshojë raportet me familjen mbretërore. “Sinqerisht, ne nuk e kemi idenë nëse kjo do të funksionojë.” Sean tha se ishte zakon të kërkohej takim me Mbretin përmes një letre.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor