Showbiz 20 Shtator 2022

Timo Flloko: "Jemi tallur e stër tallur, i kërkoj falje publikut për “krimet” në filmat ku kam intepretuar"

Showbiz

Në një kohë kur disa prej përgjegjësve kryesorë të krimeve komuniste ndaj popullit shqiptar janë të lirë, shpeshherë të përfshirë në politikë apo sfera të tjera të jetës publike, aktori Timo Flloko, ka kërkuar falje për ato role që ka interpertuar gjatë viteve të diktaturës dhe që kanë cënuar sensibilitetin e shtresave të ndryshme të shoqërisë.

“Publiku duhet ta dijë se për atë faj apo krim në aspektin krijues që ne kemi bërë, kërkojmë falje”,- u shpreh Timo Flloko në “News 24”.  Ai e pranon se në disa syresh, sidomos në filmat me partizanë, ka elemente qesharake dhe se Balli Kombëtar dhe kleri është trajtuar në mënyrë tendencioze e tallëse, por, sipas tij, ka edhe filma që nuk përbëjnë asnjë problem.

“Po ç’të keqe ka filmi me Ismail Qemalin, po qoftë edhe ata filma me partizanë, si te “Malet me blerim mbuluar”, me atë dasmën, që për mua është një film i mirë? A ka pasur tendencë skematike, keqtrajtuese? Në disa drejtime, sigurisht që po. Jemi tallur e stërtallur me ballistët. Ata kanë qenë kundërshtarë politikë, ne i kemi bërë qesharakë. Kjo është për mua një gabim, sepse nuk i kemi evidentuar si kundërshtarë të denjë politikë, sepse ashtu kanë qenë, madje në krye të tyre kanë qenë edhe personalitete të kulturës shqiptare.

Por, edhe qëndrimet ndaj kulteve fetare, priftit, hoxhës, kanë qenë ekstremisht tendencioze dhe të gabuara. Po të kujtoj rolet e mia si partizan, te Meço, për shembull, mbaj mend që hidhja një bombë dhe i vrisja të gjithë gjermanët. Kjo është qesharake”, përfundoi ai.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor