Showbiz 20 Shtator 2022

Lotët e saj thyen zemrat e të gjithëve, princesha Charlotte i jep përshëndetjen e fundit mbretëreshës Elizabeth

Showbiz

Ditën e djeshme sytë e 2 milionë njerëzve në të gjithë botën, por edhe qindra krerëve të shteteve dhe përfaqësuesve të monarkive më të njohura, ishin të përqendruar te ceremonia solemne e përcjelljes së fundit të mbretëreshës Elizabeth. Kuptohet që vëmendja e shtypit dhe fotografëve ishte e përqendruar te pjesëtarët e familjes mbretërore, ndonëse lotët e princeshës Charlotte ishin ato që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve.

Ky ishte testi i parë publik për fëmijën e dytë të dukëve të Cambridge, e cila u soll në mënyrën më dinjitoze të mundshme, duke treguar se është një princeshë e vërtetë. Shtatëvjeçarja kishte vënë një kapelë të zezë dhe dukej po aq elegante sa mamaja e saj, Kate Middleton. Ajo ndoqi ceremoninë së bashku me princin George, ndërsa më i vogli i të treve, princi Louis, qëndroi në pallatin mbretëror me dadon. 

Në momentin që rojet po nxirrnin jashtë abecisë së Westminster-it, trupin e mbretëreshës së ndjerë, Elizabeth, Charlotte nuk i kurseu lotët. Trishtimi i humbjes së stërgjyshes së dashur, Gan Gan-it të saj (ky është pseudonimi me të cilin stërnipërit e quanin mbretëreshën Elizabeth) i lexohej në sy de lotët e saj thyen zemrat e të gjithëve.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor