Showbiz 20 Shtator 2022

"Tani i kuptoj të gjitha mamatë që kanë fëmijën në wallpaper", moderatorja i bën dedikimin më të ëmbël të birit

Showbiz

Moderatorja Dojna Mema u bë nënë për herë të parë para një muaji. Fëmija i shumëpritur i saj me Vlashent Satën erdhi në jetë më 22 gusht dhe që atëherë gjithçka ka ndryshuar në jetën e çiftit.  Bukuroshja e ekranit ka publikuar një foto të ëmbël ku tregon vogëlushin ndërsa shkruan: 

"Nje muaj me pare njoha dashurine me te madhe te jetes sime♥️
Tani i kuptoj te gjitha mamate qe kane femijen ne wallpaper #nolansol"

Dedikimet e ëmbla të Dojnës nuk kanë munguar prej kohës kur u bë nënë.

“Keto jane momentet e mia me te bukura me ty. Kur dua te te perqafoj e mos te le te rritesh sepse e di qe s’do te jesh asnjehere kaq i vogel sa sot. Gjidhënia eshte sfida me e veshtire dhe emocionuese me te cilen po perballem qe nga dita e pare, por me ty mam asgje s’me duket e pamundur. Per te gjitha ditet qe dua te heq dore, te kam ty per te me kujtuar se me ke bere dhuraten me te bukur ne bote kur me zgjodhe te isha mami yt”, ka shkruar moderatorja krahas fotove", shkruante ajo në një postim të mëparshëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor