Ëmbëlsira 20 Shtator 2022

Mollë të pjekura më kanellë dhe fruta të thata

Ëmbëlsira

Kjo recetë u përgatit nga Gatime Shqiptare

PËRBËRËSIT: 4 mollë të mëdha të verdha, 100 g sheqer kaf, 65 g arra të copëtuara, 40 g rrush i thatë, 50 g gjalpë, ½ lugë çaji kanellë, ¼ lugë çaji karafil dhe 120 ml lëng portokalli.

PËRGATITJA: Në një tas përzieni mirë sheqerin, arrat, rrushin, gjalpin, kanellën dhe karafilin derisa të bëhet një masë e qëndrueshme. Prisni rreth 1 cm nga maja e mollëve deri në fundin e bishtave të tyre. Me një lugë formoni nga një zgavër në mesin e mollëve. Më pas mbushini me 2 lugë nga përzierja e përgatitur. Vendosini mollëtnë një tavë të thellë qelqi. Spërkatini me lëngun e portokallit, kanellë dhe frutat e thata. Piqini për afro 30-40 minuta me 190 gradë. Ju bëftë mirë!

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor