Mirëqenie / 21 Shtator 2022, 11:29

Rasti i rrallë që çuditi mjekët,tentoi të vetëdëmtohej, i nxjerrin 50 bateri nga trupi

Rasti i rrallë që çuditi mjekët,tentoi të

Një rast i rrallë që ka çuditur mjekët, ka ndodhur në Irlandë. 50 bateri janë hequr nga stomaku i një pacienteje. Dyshohet se ajo i kishte gëlltitur duke dashur të lëndonte veten.

Rasti i rrallë që çuditi mjekët,tentoi të

Lajmi është bërë i ditur nga Gazeta Mjekësore irlandeze në një artikull të botuar më 15 shtator. Gruaja 66-vjeçare u trajtua Spitalin Universitar St. Vincent.

Skaneri me rreze X zbuloi se në barkun e saj ndodheshin një mori baterish, por fatmirësisht asnjë bateri nuk tregoi shenja të dëmtimit strukturor, nuk dukej se po e pengonte traktin e saj gastrointestinal. 

Rasti i rrallë që çuditi mjekët,tentoi të

Mjekët zbuluan se stomaku, i tërhequr poshtë nga pesha e baterive, ishte zgjeruar dhe shtrirë në zonën mbi kockën pubike.

Ekipi mjekësor kreu një ndërhyrje kirukgjikale në stomakun e saj ka bërë të mundur heqjen e tyre. Ekipi preu një vrimë të vogël në stomak dhe hoqi 46 bateri.

Katër bateri shtesë, të mbërthyera në zorrën e trashë, u hoqën përmes anusit, kjo e çoi numrin total të baterive të gëlltitura në 50.

Horoskop