Kuriozitete 21 Shtator 2022

Nëse keni frikë nga plakja, duhet të lexoni PATJETËR këtë

Kuriozitete

Alba është në fund të të tridhjetave.

"Kam një ditëlindje të madhe që po afron," thotë ajo. “Po përpiqem t’i them vetes se asgjë nuk po ndryshon, nuk po ndryshoj, por nuk e di. Ne dëgjojmë kaq shumë për atë që ndodh me trupin dhe mendjen tonë pasi bëjmë 40 vjeç. Kishte kaq shumë gjëra që doja të bëja para se të mbushja 40.”

Teksa i afrohej ditëlindjes së tij të 70, Genti tha se të gjashtëdhjetat ishin vitet e tij më të mira.

“Ka pasur ulje dhe ngritje, sigurisht, por unë kam qenë vazhdimisht më i lumtur se kurrë më parë. Megjithatë, asgjë nuk zgjat përgjithmonë dhe kam shumë frikë se kjo do të zhduket në dekadën e ardhshme.”

Ditëlindjet e mëdha – ato vite kur kalojmë në një dekadë të re ose në gjysmën e dytë të dekadës në të cilën jemi tashmë – shpesh ngjallin frikën e plakjes. Por shqetësimet për plakjen janë një rrymë e fshehtë në jetën e shumë prej nesh, pavarësisht moshës. Dhe nuk është çudi. Qëndrimet negative për moshën dhe plakjen janë pjesë e shumë kulturave këto ditë.

Ne nuk duam të plakemi për shumë arsye. Disa nga shqetësimet tona, si frika nga humbja - nga pavarësia, nga njerëzit e dashur, nga aftësitë tona fizike dhe mendore dhe natyrisht, nga vetë jeta - kanë një bazë në realitet.

Por shumë nga frikërat tona kanë shumë pak të bëjnë me atë që vërtet përfshihet në plakje. Frika bazohet në stereotipe ose paragjykime kulturore, të cilat shpesh pranohen nga miqtë, kolegët dhe familjarët tanë dhe përforcohen nga shumë aspekte të ndryshme të botës përreth nesh. Këto paragjykime janë rezultat i një kombinimi të frikës së brendshme dhe stigmës sociale.

Të dy llojet e shqetësimeve përforcohen nga “kompanitë, në reklamat, në mediat sociale dhe gjithashtu në industrinë kundër plakjes” – Mos harroni se këto biznese gjenerojnë të paktën 1 trilion dollarë fitime, pjesërisht duke denigruar plakjen dhe duke krijuar një frikë nga plakja.

Por ka disa gjëra që mund të bëni për ta luftuar këtë frikë. Një nga më të rëndësishmet është të ndryshoni mendësinë tuaj për plakjen. Studimet tregojnë se pjesëmarrësit e moshuar që përjetojnë mesazhe pozitive për plakjen kanë një përmirësim si në funksionet fizike ashtu edhe në imazhet e tyre për veten. Gjatë studimit, ata në grupin e kontrollit, të cilët nuk morën informacione që përforconin imazhet pozitive të plakjes dhe reduktonin stereotipet negative, nuk treguan përmirësim.

Por si mund ta bëni vetë këtë, kur vazhdimisht bombardoheni me mesazhe për mbarimin e kohës dhe tiktak-un e orës suaj biologjike, humbjen e qelizave të trurit dhe pakësimin e kapaciteteve fizike?

Përgjigjja është më e thjeshtë nga sa mendoni: Kërkoni në mënyrë aktive informacione që hedhin poshtë çdo mesazh negativ për plakjen. Kështu, rrjedhimisht, do të ndryshojë dhe këndvështrimi për të.

Po, është e vërtetë se ka vështirësi, dhimbje dhe humbje të vërteta që vijnë së bashku me plakjen. Por, sado që do të donim që të mos ishte e vërtetë, ka shumë nga ato momente edhe gjatë asaj pjese të jetës sonë kur jemi “të rinj”.

Ju mund të keni parë prindërit, fëmijë apo miqtë dhe të afërm të sëmurën apo edhe të vdesin, edhe pa u plakur. Pra, situata të caktuara që ne i lidhim domosdoshmërisht me plakjen, nuk ndodhin vetëm prej plakjes.

Frika rreth plakjes mund të përfshijë frikën e lëndimit, ankthin për të qenë të sëmurë dhe shqetësimet për vdekjen. Por hulumtimet kanë treguar gjithashtu se shumë njerëz të moshuar priren të jenë më të lumtur se të rinjtë. Qëllimet dhe arsyetimi i njerëzve ndryshojnë ndërsa ata arrijnë të vlerësojnë vdekshmërinë e tyre dhe të kuptojnë se koha e tyre në Tokë është e fundme. Kur njerëzit e kuptojnë këtë, ata fillojnë të përqendrohen në të shijuarit e marrëdhënieve dhe në kryerjen e aktiviteteve më kuptimplota.

Në vend që të shqetësoheni për plakjen, për të gjitha gjërat që do të humbni, provoni të rivendosni dhe të sistemoni mendimet tuaj. Kthejeni vëmendjen tuaj tek ajo që ka kuptim emocionalisht për ju tani. Lëreni veten të shijoni ato aktivitete dhe marrëdhënie që ju japin kënaqësi ose ju bëjnë të lumtur. Gjërat e këqija në jetën tuaj nuk do të largohen, por ato mund të zënë më pak hapësirë në mendjen tuaj.

Ju thjesht do zbuloni se ndryshimi i mënyrës si mendoni për plakjen, do t’ju sjellë një të tashme më të lumtur. Burimi: Psychology Today

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor