Showbiz 22 Shtator 2022

As Charles dhe as William, ja kush pritet të bëhet mbret i Britanisë së madhe për vetëm 8 vjet

Showbiz

Pas largimit nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II, më 8 shtator, në krye të mbretërisë britanike u vendos pasardhësi i saj, Charles. Që prej këtij momenti, kanë nisur aludimet se kujt do t'ia kalojë fronin Charles, duke marrë parasysh moshën e tij.

Sipas rendit, pas tij, froni i mbetet Princit William. Mirëpo së fundmi një studiuese shpirtërore ka habitur me deklaratën e saj. Jasmine Rose Anderson u shpreh se Princi Harry mund të përfundojë duke marrë kurorën mbretërore brenda tetë vjetëve. Këtë përfundim ai e nxorri pasi ishte në gjendje të kanalizonte shpirtin e Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth.

Më tej shkrimtarja pretendoi se rrethanat e jashtëzakonshme do ta vendosin Harry-n në fron deri në vitin 2030 pas një tjetër krize të madhe financiare.

Në mënyrë të pabesueshme, Jasmine e sheh Dukën e Sussex-it që përfundimisht të bëhet Mbret, pavarësisht se është i pesti në radhën e fronit pas krizës ekonomike – të cilën Banka Botërore e ka parashikuar për vitin 2023 me një recesion të afërt.

 “Siç qëndron, kurora mund të jetë e Harrit brenda tetë viteve të ardhshme. Shikoni këtë lojë sepse do të ketë ndryshime të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar dhe si shoqëri në tërësi, duke përfshirë një përplasje financiare deri në fund të vit.”

Ju kujtojmë që momentalisht Harry dhe Meghan Markle janë të frustruar me Mbretin Charles, pasi ky i fundit refuzoi tu jeptet titullin mbretëror HRH fëmijëve të tyre, Archie dhe Lilibet.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor