Showbiz 22 Shtator 2022

Zaimina Vasjari publikon foton prekëse gjatë lindjes së djalit: "6 muaj me erën tënde"

Showbiz

Disa muaj më parë këngëtarja Zaimina dhe partneri i saj u bënë prindër për herë të dytë dhe Chloe motra e madhe e familjes. Zai solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Kamar.

Ish-missi është goxha aktive në rrjetet sociale dhe shpesh herë ndan për ndjekësit e saj momentet më të bukura familjare. Sot për Zaiminën është një ditë shumë e veçantë pasi vogëlushi i saj ka mbushur plot 6 muaj jetë.

Këngëtarja postoi në InstaStory një foto e cila është shkrepur gjatë momentit kur ajo solli në jetë Kamarin dhe krahas saj bëri dedikimin prekës për të birin.

“Gjashtë muaj me ty, me erën tënde, e plotësuar në shpirt me kaq shumë dashuri. Zoti të dhëntë jetë drita ime.Mami të do pafund Kamar!”– shkroi Vasjari.

Kujtojmë se prej kohësh këngëtarja ka hequr dorë nga muzika, duke iu përkushtuar familjes dhe biznesit të saj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor