
OBSH: Rriten me 30% rastet me HIV në Europë
Sipas raportit të OBSH situata është drejt përmirësimit Rriten me pothuajse 30% rastet e HIV në Evropë. Sipas raportit t&e...
Marrëdhënia e çiftit Meghan Markle me princin Harry është përshkruar si “prekëse” nga miku i ngushtë i çiftit, Tyler Perry. Aktori ka folur për “Today” me Hoda & Jenna për dasmën e çiftit duke shprehur se:
“Ajo që unë di për ata të dy dhe ajo që dua që bota të dijë, është se sa shumë e duan ata njëri-tjetrin. Ata gjetën njëri-tjetrin, gjë që nuk kishte gjasa. Dashuria e tyre është me të vërtetë prekëse dhe thjesht doja të bëja gjithçka që mundja për t’i mbështetur”, - tha ai.
Tyler Perry është ai që u shiti atyre shtëpinë e tij prej 18 milionë dollarësh në Los Angeles, në maj 2020, pasi ata u larguan nga detyrat e tyre mbretërore. Gjatë asaj kohe, Tyler përmendi se ishte një kohë mjaft e vështirë për ta.
“Nëse nuk kam dashurinë e tyre, nuk dua asgjë”.
Rikujtojmë, se sipas një reporteri mbretëror, Dukesha e Sussex-it dyshohet se i kërkoi mbretit Charles III për një takim ballë për ballë në mënyrë që të qartësonte gjërat përpara se të kthehej në Kaliforni. Një burim shumë i afërt me të thuhet se i tha gazetarit mbretëror Neil Sean se kërkesa e Meghan Markle ishte bërë në një letër zyrtare.
Sjellim në vëmendje se Markle u shfaq e pushtuar nga pikëllimi gjatë funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II. Dukesha e Sussex-it shihej me lot në sy ndërsa miliona në mbarë botën ndoqën funeralin historik shtetëror për monarken e ndjerë. 41-vjeçarja u bashkua me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore në ngjarjet përkujtimore së bashku me bashkëshortin e saj Princin Harry.
Pas martesës së tyre në maj të 2018-ës, Princi Harry dhe Meghan Markle morën titujt mbretërorë të Dukës dhe Dukeshës së Sussex nga Mbretëresha Elizabeth II. Që atëherë, Harry dhe Markle janë vënë nën vëmendjen e mediave. Në vitin 2020, ata dhanë dorëheqjen nga postet e tyre të larta mbretërore dhe u zhvendosën në Montecito, Kaliforni. Titujt mbretërorë të Dukës dhe Dukeshës janë kërkuar të revokohen në një sërë peticionesh në internet.
Sipas raportit të OBSH situata është drejt përmirësimit Rriten me pothuajse 30% rastet e HIV në Evropë. Sipas raportit t&e...
Nëna e këngëtares së njohur Beyonce, Tina Knowles në postimin e saj në rrjetet sociale u përgjigjet atyre që e kritiku...
Një hulumtim i botuar së fundmi në revistën “Nature Food” ka vlerësuar të dhënat shëndetëso...