News / 23 Shtator 2022, 15:10

Angelina Jolie refuzoi të puthte Johnny Depp për shkak të erës së keqe të gojës, por ja si të mos e keni ju këtë problem

Angelina Jolie refuzoi të puthte Johnny Depp për shkak të

Puthja është hapi i parë që njerëzit bëjnë kur bëhet fjalë për intimitetin fizik, por ta bësh atë siç duhet është shumë e rëndësishme. Shumë njerëz nuk e kuptojnë se sa e rëndësishme është të ruani higjienën tuaj orale dhe se sa era e keqe e gojës mund t'ju shkatërrojë atë moment të bukur. Edhe aktorja Angelina Jolie refuzoi të puthte Johnny Depp kur po xhironin për "The Tourist" për shkak të erës së keqe të gojës. Për të luftuar një situatë të tillë në jetën reale për njerëzit e thjeshtë, ka disa këshilla që duhen mbajtur parasysh:

Sipas një përdoruesi të Twitter-it, Jolie nuk donte të puthte Depp-in derisa ai përdori një gargarë goje. Sipas një burimi të brendshëm, Angelina Jolie refuzoi të puthte Johnny Depp në “The Tourist” në fillim, për shkak të erës së keqe të gojës dhe higjenës së dobët personale. Aktorja iu lut të përdorte gargarë goje.

Për të shmangur një situatë të tillë në jetën tuaj, këtu janë disa mënyra që ju bëjnë të jeni gati për puthje dhe për të fituar zemrën e partnerit tuaj: 

Furçë dhëmbësh / freskues i gojës / gargar

Sigurohuni që të keni larë dhëmbët ose të keni përdorur një gargarë apo edhe një freskues goje përpara se të puthni partnerin tuaj. Era juaj bën shumë ndryshim dhe në shumë raste ka prishur edhe marrëdhëniet. Askujt nuk i pëlqen higjiena e keqe. Ka shumë produkte që ndihmojnë në treg sot. Qofshin mente apo sprej freskues me shije të ndryshme apo edhe thjesht freskues goje.

Ilaç për buzët e plasaritura

Nëse keni buzë të çara ose të thata, përdorni pastrim të zakonshëm të buzëve. Mos i qëroni vetë dhe pini ujë të mjaftueshëm për të shmangur këtë problem.

Balsam buzësh

Mbani në dorë një balsam buzësh që mund të jetë i aromatizuar për të përmirësuar përvojën. Është si një prekje para puthjes.

Mbajeni gojën të qetë
Jo shumë e kuptojnë këtë, por është shumë e rëndësishme të shijoni puthjen dhe kjo mund të bëhet vetëm kur goja juaj është e relaksuar. Mos e puthni shumë fort ose mos e sforconi veten tuaj. Nëse keni dyshime, bëni atë që po bën partneri juaj. Një puthje e mirë përfshin të dy partnerët dhe nuk mund ta shijojë kurrë vetëm një person.

Burimi: The times of India

Pershtati: Living.al

Horoskop