Showbiz 24 Shtator 2022

Nga avionët privatë në metro, FOTOT e çiftit të famshëm që përdor transportin publik

Showbiz

Nuk kishte si të kalonte pa marrë vëmendje momenti kur George Clooney dhe Amal Alamuddin u panë në stacionin e metrosë në New York.

Çifti i famshëm i Hollivudit udhëtoi nga nga Nju Yorku në Washington duke përdorur si rrallëherë transportin publik. Ndonëse zgjodhën këtë mënyrë udhëtimi, nuk munguan truprojat e tyre si dhe veshjet elegante të Alamuddin.

Edhe sikur publiku të mos i njihte Amal dhe George Clooney, detajet e përmendura i veçonin nga turma në një kohë të shkurtër.

Partnerja e Clooney, dukej shumë klas me një fustan ngjyrë pana dhe një palë çizme të gjata. Clooney ishte gjithashtu  i veshur mirë, që ndryshe nga gruaja e tij, nuk i ka të panjohura gabimet e modës.

Nuk dihet akoma arsyeja përse dyshja e njohur zgjodhën metron, kur situata e tyre ekonomike iu lejon të lëvizin me makinat madje dhe avionët më të shtrenjtë. Por mesa duket të famshmit po përpiqen gjithnjë dhe më shumë t’i bëjnë përshtypje publikut me “modestinë” e tyre./Burimi: Panorama/

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor