Kuriozitete 25 Shtator 2022

Në rast sulmi bërthamor lahuni sa më shpejt dhe mos përdorni balsam flokësh, ja këshillat që japin emergjencat në SHBA

Kuriozitete

Njujorkezët u befasuan kur Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave të qytetit publikoi një njoftim të ri publik mbi gatishmërinë bërthamore (Nuclear Preparedness PSA). Edhe pse mundësia e një incidenti me armë bërthamore brenda dhe rreth qytetit të Nju Jorkut është shumë e ulët, është e rëndësishme që njujorkezët të dinë se çfarë masash paraprake duhet të marrin për të qëndruar të sigurt.

Në fakt, është publikuar një video me udhëzime se çfarë duhet bërë nëse një shpërthim bërthamor ndodh papritur, pa paralajmërim, brenda ose afër një qyteti. Është e vërtetë që gjatë gjithë luftës, pra “operacioneve speciale ushtarake” ruse në Ukrainë, u fol për një sulm të mundshëm bërthamor, por nuk pati panik.

Mirëpo, kohët e fundit gjërat janë bërë më intensive mes Rusisë dhe Ukrainës, sidomos pas kërcënimeve të Putin me armë bërthamore, ndaj ka tërhequr vëmendjen edhe videoja e Departamentit të Emergjencave të Nju Jorkut.

UDHËZIMET JANË KËTO:


HAPI I PARË: "Hyni brenda, shpejt." Ju, miqtë tuaj, familja juaj... hyni brenda. Qëndrimi në makinë nuk është një opsion. Duhet të hysh në ndërtesë dhe të largohesh nga dritarja”.

HAPI I DYTË: "Qëndroni brenda. Mbyllni të gjitha dyert dhe dritaret. A keni një bodrum? Shkoni atje. Nëse nuk keni një të tillë, shkoni sa më shumë në mes të ndërtesës. Nëse keni qenë jashtë pas shpërthimit, lahuni menjëherë."

HAPI I TRETË: “Ndiqni mediat për më shumë informacion”.

Edhe pse nuk është në video, rekomandohet të mos përdorni balsam për flokët tuaj sepse lidh materialin radioaktiv me flokët, duke i ndaluar të lahen. Në vend të kësaj, sugjerohet përdorimi i shumë sapunit dhe ujit. Pas shpërthimit, krijohet pluhur radioaktiv që mund të kontaminojë çdo gjë mbi të cilën bie, përfshirë flokët e njeriut. Nëse i mbijetojnë shpërthimit, njerëzit duhet të heqin shtresën e sipërme të veshjeve, e cila mund të heqë deri në 90 për qind të materialit radioaktiv. Ndaj dhe duhet të laheni sa më shpejt. 

Në zonën e ekspozuar ndaj pluhurit radioaktiv, duhet të shmangni aplikimin e produkteve kozmetike të yndyrshme ose ngjitëse në trup, si kremra për lëkurë ose kozmetikë dekorative - buzëkuq, shkëlqyes, etj... Këto produkte në fakt mund të përhapin pluhur radioaktiv.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor