Marredhenia ne çift 25 Shtator 2022

Ja tre arsyet pse gratë e tradhtojnë më shumë partnerin e tyre

Marredhenia ne çift

Avokatët që merren me çështjet e divorcit raportojnë se ka një rritje  të kërkesave për divorc gjithmonë pas pushimeve. një ndër arsyet kryesore është sigurisht tradhëtia.

Por përse njerëzit tregohen të pabesë me partnerin e tyre?

Është e lehtë të bazohesh tek stereotipet e vjetra ku thuhej se burrat kanë më shumë gjasa të tradhtojnë dhe justifikimi kryesor ishte se "nuk arrijnë dot ta mbajnë në pantallona".

Tradicionalisht, është argumentuar se gratë kanë më shumë gjasa të tradhtojnë sepse janë të pakënaqura me marrëdhëniet ekzistuese, ndërsa burrat kanë më shumë gjasa të tradhtojnë sepse janë në kërkim të shumëllojshmërisë seksuale ose të një mundësie të paraqitur.Kjo është ende e vërtetë deri diku sot, por hendeku gjinor në tradhti po mbyllet midis brezave të rinj. Në gjeneratat e vjetra, burrat kishin shumë më tepër gjasa të tradhtonin sesa gratë, ndërsa në brezin aktual gratë dhe burrat po tradhtojnë me ritme të ngjashme.

Dhe brezi aktual i burrave dhe grave janë më të ngjashëm në arsyet e tyre për të tradhtuar sesa brezat paraardhës.

Ekspertët thonë se tre arsyet kryesore që gratë tradhtojnë janë: mungesa e dashurisë për partnerin, dëshira për përvoja seksuale dhe faktorë të tjerë si janë të dehura ose me pushime. Një shkrimtare e quajtur Alicia Walker ka zbuluar më shumë në librin e saj “Jeta sekrete e gruas që tradhëton”.

Ajo zbuloi se gratë shpesh tradhtonin jo për të gjetur dashurinë diku tjetër por thjesht për të provuar përvoja të tjera seksuale. Ata argumentonin se nuk kishin më një lidhje të fortë seksuale me burrat e tyre dhe se tradhtinë e shihnin si një “mënyrë” për të shpëtuar martesën e tyre.

“Ato thonë se: nëse nuk bëj diçka për ta trajtuar këtë, do të përfundoj duke ikur. Do të përfundoj duke thyer familjen time, duke thyer zemrat e fëmijëve të mi, duke thyer zemrën e burrit tim dhe unë thjesht nuk kam nevojë për këtë.”, u shpreh autorja e studimit.

Herë të tjera, gratë janë të pakënaqura në marrëdhëniet e tyre. Kjo nuk do të thotë se gratë që tradhtojnë janë gjithmonë në kërkim të shpëtimit të martesës së tyre. Ndonjëherë, është e kundërta: “Një nga arsyet kryesore që gratë tradhtojnë është për t’i dhënë fund një marrëdhënie, në të cilën kanë ngecur.

Shpesh ato janë me një partner që duket si një person i mirë, por është kontrollues, mbytës ose emocionalisht i padisponueshëm. Gruaja përpiqet të bëjë ndryshime, ta detyrojë partnerin të bëjë terapi në çift, ose ta shtyjë partnerin të rritet por kur gruaja nuk ia del mbanë në këto përpjekje, tradhton.”, thotë Charlynn Ruan, një psikolog klinik.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor