Modë / 26 Shtator 2022, 11:12

Kombinimi klasik i të gjitha kohërave, veshjet bardhezi tendenca për vjeshtë-dimër 2022-2023

Kombinimi klasik i të gjitha kohërave, veshjet bardhezi tendenca

Frymëzuar nga vitet '80: pala, dantella dhe thurje. Të përziera me pak elemente të rrokut, lëkurë e asimetri. Tendencat bardh e zi për kombinimet ideale në veshjet elegante të sezonit vjeshtë-dimër 2022-2023.

Është ndër kombinimet më të famshme të ngjyrave. E zeza dhe e bardha është rikthyer në tendencat e modës vjeshtë-dimër 2022-2023 dhe përkthehet në veshje plot personalitet. Kontrasti nuk është vetëm i nuancës, por edhe i stilit, bluza romantike me jakë të theksuar,veshur me fundin e gjatë lëkure.

Kombinimi klasik i të gjitha kohërave, veshjet bardhezi tendenca

Edhe pëlhurat janë të ndryshme dhe përzihen: pambuku me saten, me lesh e tyl. E rëndësishme është ndërthurja e origjinalitetit me elegancën.

Këtyre veshjeve kaq elegante mund t'ju shtoni edhe elemente "mashkullore" si xhaketa, kravata etj.

Kombinimi klasik i të gjitha kohërave, veshjet bardhezi tendenca

Horoskop