Showbiz 26 Shtator 2022

Dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit e hapi i zoti i shtëpisë, ish-kryeminstri Berisha: "Dasmat fjalime nuk duan"

Showbiz

Mbrëmjen e djeshme, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre 10-vjeçare në një dasmë madhështore që bëri bashkë familjarë, miq dhe personazhe të njohura nga bota e spektaklit dhe politika. Vëmendja e shtypit dhe e paparazzi-ve ishte e përqendruar jo vetëm te çifti, por edhe tek ish-kryeministri i vendit, zoti Sali Berisha.

Dhe ashtu siç e kërkon tradita, dasmën e hap i zoti i shtëpi, ndaj nuk kishte si të mungonte fjala e kreut të Partisë Demokratike. Me një gotë verë në dorë, ka falënderuar të gjithë të afërmit dhe miqtë që i janë bashkuar familjes së tij në gëzimin e tyre.

“Të dashur familjarë, të dashur miq. Të dashur Arben dhe Mimoza. Të dashur dhe Armina dhe Shkëlzen. Dasmat fjalime nuk duan, ndaj dhe unë shkurt dua të them dy fjalë. Dua nga zemra të uroj Arminën dhe Shkëlzenin të cilët kurorëzuan dashurinë dhe miqësinë e tyre disa vjeccare sonte në këtë ceremoni, këtë dasmë me miqt të afërmit e tyre”, dëgjohet të thotë ish-kryeministri.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor