Guide per shendetin 26 Shtator 2022

Nëse keni këto simptoma konsultoheni me mjekun, pasi mund të vuani nga ky çrregullim shumë i përhapur te femrat

Guide per shendetin

Sindroma e vezoreve polikistike (PCO-S) është një çrregullim hormonal i shpeshtë te femrat në moshën riprodhuese që karakterizohet nga cikle menstruale të çrregullta dhe nivele të larta të hormoneve mashkullore (androgjeneve).  Në shumicën e rasteve shenjat  e para të PCO-S shfaqen gjatë pubertetit, por ka edhe raste që mund të shfaqet edhe në një peridhë të vonë, kjo si rezultat i shtimit të tepërt në peshë.

Simptomat ndryshojnë nga një paciente te tjetra dhe diagnostikimi i kësaj sëmundjeje realizohet në rastet kur shfaqen të paktën dy prej simptomave të mëposhtme:

Ҫrregullime të ciklit menstrual – Cikli menstrual i rrallë, i çrregullt apo i zgjatur në kohë (jo çdo muaj), është një nga treguesit kryesore të prezencës së një PCO-S të mundshme
Nivele të larta të androgjeneve – Nivelet e larta të hormoneve mashkullore mund të shoqërohen me shtim te qimeve në fytyrë dhe në trup (hirsutizëm) dhe në disa raste që konsiderohen si forma më të rënda të sëmundjes, shoqërohet edhe me akne apo rënie të flokëve, të cilat ngjasojnë me rënien e flokëve te meshkujt (alopeci androgjenike).
Vezore policistike – Vezore me volum më të madh se norma dhe që përmbajnë shumë ciste të vegjël, kryesisht të vendosur në pjesën periferike të tyre. 

Është e rëndësishme të drejtoheni te mjeku specialist në rastet kur vëreni:

- Shqetësime apo çrregullime të ciklit menstrual.
- Vështirësi në konceptimin e shtatzënisë.
- Keni nivele të larta të androgjenit (prezencë e formës së rëndë të akneve &  qime të shtuara në pjesë të pazakonta të trupit).

Te pacientët e prekur nga PCO-S  rreziku i shfaqjes së sëmundjeve të tjera është edhe më i lartë, si:

Infertiliteti
Diabeti gestacional (diabeti i shtatzënisë)
Steatoza hepatike joalkoolike – dhjamosje e thjeshtë e mëlçisë (jo për shkak të alkolit)
Sindroma metabolike – një spektër i gjerë çrregullimesh metabolike që përfshijnë; nivele të larta të presionit arterial, të glukozës/sheqerit në gjak dhe të kolesterolit/triglicerideve dhe që për pasojë rrisin ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare
Diabet i tipit 2
Apnea e gjumit
Depresion, ankth dhe çrregullime të të ngrënit
Gjakderdhje jo normale nga mitra

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor