Kuriozitete 26 Shtator 2022

Mbretëresha Elizabeth II kishte gjetur mënyrën si ta kishte gjithmonë me vete princin Phillip kur udhëtonte

Kuriozitete

Mbretëresha Elizabeth ka lënë pas një trashëgimi mbresëlënëse, duke përfshirë edhe faktin që ka qenë monarkja që ka udhëtuar më së shumti në botë. Në fakt, gjatë mbretërimit të saj 70-vjeçar, ajo vizitoi 120 vende, në gjashtë kontinente.

Kur bëhej fjalë për paketimin për udhëtime, mbretëresha zgjidhte të njëjtën valixhe që zgjodhi për herë të parë për muajin e saj të mjaltit me Dukën e Edinburgut në vitin 1947.

Në faqen e internetit të kompanisë luksoze britanike të valixheve të lëkurës Globe-Trotter zbulohet se Mbretëresha ishte një fanse e madhe e markës.

“Mbretëresha e Elizabeth II zgjodhi Globe-Trotter për valixhen e saj të muajit të mjaltit në vitin 1947 dhe vazhdon të përdorë ato edhe sot e kësaj dite”, pohoi kompania së bashku me një foto të një kutie kafe me kopsa argjendi ku shkruhej “The Quuen” (Mbretëresha).

Sigurisht, në shumë nga udhëtimet, bashkëshorti i saj Princi Philip ishte pranë saj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor