Kuriozitete 27 Shtator 2022

Mosha është thjesht numër, njihuni me 88 vjeçarin që sfidon lartësitë dhe hidhet me parashutë nga avioni

Kuriozitete

Boshjaku Ibrahim Kalesic është prova e gjallë se sportet ekstreme nuk janë gjithmonë lojë e të rinjve. Në moshën 88-vjeçare ai është në formë të shkëlqyer dhe kryen kërcime rregullisht nga aeroplanët.“Është një ndjenjë e shkëlqyer,” tha Kalesiç, i cili u njoh me sportin më shumë se 70 vjet më parë, pasi përfundoi kërcimin e tij të 1,487-të gjatë një konkursi parashutizmi në qytetin perëndimor të Bihaçit.

“Ndihem super, i shlodhur psikologjikisht dhe duke shijuar shoqëri të shkëlqyer”, tha ai për Reuters, duke shtuar se ai ushtron çdo ditë për 15 minuta dhe gruaja e tij sigurohet që ai të jetë i kujdesshëm me dietën e tij.

Kur ishte i ri, Kalesic iu nënshtrua stërvitjes në një qendër fluturimi në Serbi përpara se të bëhej vetë instruktor kërcimi.Në vitin 1963, ai vendosi një rekord jugosllav duke u hedhur nga avioni në një lartësi prej 5500 metrash.

“Unë jam parashutisti më i vjetër aktiv në Europë”, tha me buzëqeshje flokëbardhi Kalesiç.“Dëshiroj të vazhdoj me këtë edhe për 10 vite të tjera, në mënyrë që të futem në librin e rekordeve botërore Guinness si parashutist boshnjak”.

Kalesiç bëri 21 kërcime në pesë ditë muajin e kaluar gjatë një gare në qytetin veriperëndimor të Prijedorit.Dëshira e tij më e madhe është të marrë parashutën e tij dhe një tjetër që ta përdorë për stërvitjen e kërcyesve të rinj.

“Unë jam një pensionist pa mjete për të blerë një parashutë dhe do të doja të kisha një të tillë për të trajnuar studentët e mi, të cilët më pas do të më zëvendësonin në garat e kërcimit,” tha Kalesiç.Ai ka një recetë të thjeshtë për të qenë në formë në moshën e tij.

“Hedhja me parashutë është një sport ekstrem dhe kërkon përqendrim. Për të qenë i përqendruar mirë, njeriu duhet të flejë mirë dhe për të fjetur mirë duhet të ketë një vetëdije të qartë se nuk ka ofenduar apo dëmtuar askënd, dhe pastaj mund të fle pa makthe dhe të jem në gjendje të kërcej.”

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor