Showbiz 27 Shtator 2022

Një shembull për t'u ndjekur, ja "dhurata" më e mirë që Alketa Vejsiu i ka bërë së bijës

Showbiz

Prezantuesja e njohur Alketa Vejsiu është përpjekur që fëmijët e saj t'i mbajë larg syrit të publikut duke mos jua zbuluar portretin. Mirëpo muajt e fundit vajza e saj ka hapur një llogari në Instagram dhe ndjekësit janë shtuar në disa dhjetëra mijëra. 

Nikol Nelo ka mbajtur një profil shumë të ulët në publik mirëpo tashmë kërkon që të dalë më shumë në publik. Së fundmi ajo ka realizuar një tjetër intervistë virtuale me ndjekësit e saj, të cilët i drejtuan pyetje nga më të ndryshmet.

Vajza e moderatores zbuloi gjënë më rë shtrenjtë që prindërit e saj kanë bërë për të, por edhe detaje të tjera nga jeta e saj. "Gjëja më me vlerë që më kanë bërë të dy prindërit për mua është që më dhanë besimin dhe mundësinë që të largohesha nga shtëpia kaq herët për të dalë në jetë dhe për t’u përballuar me vështirësitë që të bëhem dikushi. Është mundësi që të ndryshon jetën për të cilën jam falendëruese" ka treguar adoleshentja ndërsa ka treguar se nuk e ka patur shumë të vështirë të jetojë vetëm. 

"Gjithmonë kam qenë natyrë indipendente, por padyshim që s’është e lehtë të jesh larg njerëzve që do", ka shkruar ajo. Nikol është zhvendosur në Londër ku edhe studion.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor