Showbiz 27 Shtator 2022

E kanë konsideruar si "zonja e hekurt" e politikës, por Cindy Marina na tregon anën ndryshe të Jozefina Topallit si vjehrrë

Showbiz

Deri para pak kohësh emri Cindy Marina mund të mos tingëllonte fort i njohur, për shumë prej jush, por sot bukuroshen nga Shkodra e njohin të gjithë. Ajo ishte e ftuar këtë të martë në emisionin “Rudina” ku ka treguar më tepër rreth kësaj eksperiencës së re në ekran, si pjesë e "Dance Albania", si dhe ka folur pak mbi lidhjen e saj shumë të përfolur me Genarin, djalin e ish-kryetares së parlamentit Jozefina Topallit. Ajo ka rrëfyer se nuk e kishte menduar kurrë se do lidhej me një shiptar, por Genari e ka bërë të ndryshojë mendim.

Rudina Magjistari: Ti e ke bërë publike në një postim në “Instagram” lidhjen me Genarin. Genar Topallin, i cili është djali i ish-kryetares sonë të parlamentit. Më trego pak për këtë lidhje, çfarë mund të thuash për këtë fazë ku jeni?

Cindy Marina: Kur vjen ky momenti i lidhjes gjithmonë mendoj pak më shumë. Unë jam pak më private me lidhjen time se dua ta mbaj për vete, se më duket se çdo aspekt tjetër të jetës njerëzit dinë çdo gjë. Lidhja jonë po shkon shumë mirë, Genari është një djalë i mrekullueshëm, kam shumë fat që e kam në krahë, sepse më mbështet në çdo aspekt, në çdo drejtim që unë dua të marr, ai është i pari që më thotë pse jo. Është gjithmonë mbështetës.

 

 

 

 

 

Rudina Magjistari: Dashuria nuk komandohet.

Rdina Magjistari: Po me zonjën Jozefina Topalli je takuar?

Cindy Marina: Patjetër që po. Në fakt e kam takuar shumë më parë se të takoja Genarin. Jemi njohur familjarisht më parë, kështu që kur unë u lidha me Genarin nuk kisha ndonjë siklet ta takoja. Ajo është njeri i mrekullueshëm. Vërtet jam me fat që e njoh.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor