Showbiz 28 Shtator 2022

Mbretëresha ishte kundër fustanit të Meghan Markle në dasmën e saj dhe arsyeja ishte shumë e fortë

Showbiz

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth detaje të reja zbulohen çdo ditë rreth vendimeve dhe dëshirave të saj. Së fundmi reporterja Katie Nicholl ka zbuluar në librin e saj se Mbretëresha ishte kundër fustanit që Meghan Markle veshi ditën që u martua me Harryn, më 19 maj 2018.

Mbretëresha priste që Meghan të mos vishtej me fustan të bardhë të pastër, por të vepronte siç bëri dukesha Camilla gjatë dasmës së saj me Mbreti Çarls.Mirëpo Meghan zgjodhi një fustan të Givenchy që shndriste nga bardhësia. 

Mbretëresha u befasua që Meghan veshi fustan të bardhë të pastër në ditën e saj të dasmës. Ajo besonte se nëse ke qenë e nartyar më parë, nuk duhet të vishesh tërësisht me të bardha. 

Kjo është padyshim një mosmarrëveshje brezash. Meghan jo vetëm që donte të badhë perfekte, por fustani u adhurua nga të gjithë, madje u shfaq në Kështjellën Windsor në një ekspozitë të quajtur "Një dasmë mbretërore: Duka dhe Dukesha e Sussex".

Sipas BBC, fustani dhe velloja e Meghan u përgatit nga 50 persona dhe u deshën 3,900 orë për ta krijuar. Ekspozita e Windsor shfaqi një regjistrim të Meghan duke folur për veshjen e saj dhe duke thënë: "Kisha një vizion shumë të qartë të asaj që doja për ditën dhe si doja të dukej fustani. Pra, ajo që ishte e mahnitshme në punën me Clare është se ndonjëherë do të gjesh stilistë që përpiqen t'ju shtyjnë në një drejtim tjetër. Por ajo thjesht e respektoi plotësisht atë që doja të shihja gjatë ditës dhe donte ta realizonte atë për mua."

Meghan shtoi se ajo dëshironte një "ndjesi shumë të përjetshme, klasike" në fustan dhe një atmosferë "modeste" për të respektuar faktin që ata po martoheshin në kishën e Shën Gjergjit.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor