Showbiz 28 Shtator 2022

Krizë mes çiftit Beckham? VIDEOJA e fundit i Victoria-s ngre dyshime të forta

Showbiz

Një publikim i fundit i Victoria Beckham në Instagramin e saj ka ngjallur kuriozitet mes fansave. Ata janë të shqetësuar se martesa e saj me David Beckham mund të jetë në krizë.

Fansat e vunë re kyçin e saj këtë javë kur ajo bëri një tutorial të buzëkuqit të linjës së saj në Instagram, duke vënë në dukje se një pjesë e tatuazhit dukej se ishte zhdukur pothuajse plotësisht. Bëhet fjalë për tatuazhin “DB”, inicialet e bashkëshortit, që ajo ka që nga 10 vjetori i lidhjes së tyre.

Nga video duket se tatuazhi është në proces heqjeje. Prej tij, tashmë kanë ngelur vetëm gjurmë të venitura. Kjo ka ngritur dyshimin për një krizë ose ndarje të mundshme mes çiftit.

Megjithatë, një burim i afërt me çiftin ka thënë se nuk ka asnjë problem martesor mes të dyve. Thjesht së fundmi Victoria po heq disa tatuazhe nga trupi i saj. Mesa duket, gjithçka ishte shumë zhurmë për asgjë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor