Shëndeti i gruas 28 Shtator 2022

Gratë në fazën e menopauzës mjafton të bëjnë këtë veprim përpara gjumit për të lehtësuar simptomat

Shëndeti i gruas

Rënia e niveleve të estrogjenit të një gruaje, shkakton shumë probleme përsa i përket orareve të saj të gjumit. Për shkak të mungesës së estrogjenit, gjumi bëhet me ndërprerje, si dhe shfaqen simptoma të tjera të menopauzës, nga të nxehtit dhe djersitjet deri te ankthi dhe mungesa e humorit. Si në një rreth vicioz, ankthi gjithashtu sjell vështirësi në të fjetur.

Mungesa e gjumit më pas, shkakton një sërë problemesh në jetën e përditshme të një gruaje, duke e bërë më nervoze, të dëshpëruar, shkakton probleme me kujtesën etj.

Një masazh i thjeshtë i këmbëve mund të jetë zgjidhja e këtij problemi. Një studim i ri ka zbuluar se masazhi i këmbëve mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave që lidhen me gjumin dhe menopauzën.

Krahas reduktimit të problemeve të gjumit, masazhi i këmbëve para se të flini ndihmon gjithashtu me ankthin dhe lodhjen. Hulumtimi u krye në mesin e 70 grave pas menopauzës në veri të Turqisë. Pjesëmarrëset u ndanë në dy grupe në grupin eksperimental dhe atë të kontrollit. Në grupin eksperimental, grave iu bë një masazh 20-minutësh i këmbëve, 10 minuta për secilën këmbë.

Studiuesit zbuluan se grupi i masazhit të këmbëve tregoi një reduktim të lodhjes dhe ankthit dhe raportuan një përmirësim deri në një orë shtesë gjumi në krahasim me grupin e kontrollit. Ky përmirësim ishte i dukshëm në vetëm shtatë ditë. Ky studim te gratë turke tregon se si një ndërhyrje e thjeshtë dhe e lirë, si masazhi i këmbëve, mund të përmirësojë simptomat shqetësuese te gratë pas menopauzës. Megjithatë, nevojiten studime të tjera për të konfirmuar këto gjetje në popullata të tjera.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor