Showbiz 28 Shtator 2022

Nuk kanë fund problemet për Shakirën, rrezikon deri në tetë vjet burg

Showbiz

Shakira po përjeton momentet më të vështira të jetës së saj. Pas divorcit, këngëtarja pritet të përballet sërish me akuzën për mashtrim me taksat në Spanjë. Çështja ndaj saj do të shyrtohet në një gjykatë në Barcelonë, ku 45-vjeçarja akuzohet për gjashtë krime të dyshuara tatimore, për një mashtrim që arrin vlerën e 14.5 milionë eurove.

Prokurorët spanjollë kanë kërkuar tetë vjet burg dhe një gjobë me vlerë 23.8 milionë euro nëse shpallet fajtore. Këngëtarja ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje.

 “Kam prova të mjaftueshme për të mbështetur pafajësinë time dhe besoj se drejtësia do të jetë në favorin tim”, tha ajo së fundmi në një intervistë për revistën “Elle”, ku për herë të parë pas divorcit u shpreh se po kalon “momentet më të vështira dhe më të errëta të jetës”.

Mësohet se më herët, ajo ka refuzuar një marrëveshje të ofruar nga prokurorët, duke zgjedhur përballjen në gjyq. Ekipi ligjor po përgatit mbrojtjen, por ende nuk ka një datë për gjyqin.

Në qendër të këtyre akzuave është statusi i rezidencës së Shakira-s midis vitit 2012 dhe 2014, kur prokurorët pretenduan se ajo jetonte në Spanjë, por e listonte vendbanimin e saj zyrtar diku tjetër.

Sipas ligjit spanjoll, njerëzit që kalojnë më shumë se gjashtë muaj në vend konsiderohen rezidentë për qëllime tatimore. Por Shakira thotë se Spanja nuk ishte vendi ku ajo jetonte kryesisht në atë kohë.

Në vitin 2019, edhe futbollisti Pique u gjobit me 2.1 milionë euro nga gjykata kombëtare spanjolle për shmangie të tatimit midis 2008 dhe 2010.

Çifti njoftoi në fillim të qershorit se ishin ndarë pas 11 vitesh. Ata kanë dy djem së bashku, shtatë dhe nëntë vjeç.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor