Showbiz 29 Shtator 2022

Njihet si Mbretëresha më "cool" në botë, Margaret e Danimarkës u heq titujt nipërve të saj

Showbiz

Shtëpia Mbretërore Daneze është zvogëluar zyrtarisht. Mbretëresha e Danimarkës Margrethe II u ka hequr titujt katër prej tetë nipërve të saj. Tani, fëmijët e Princit Joachim—Nikolai, 23 vjeç, Felix, 20 vjeç, Henrik, 13 vjeç dhe Athena, 10—nuk mund të trajtohen më si princa dhe princesha, ose si anëtarë të familjes mbretërore. 

Në njoftim u tha se "Madhështia e saj Mbretëresha dëshiron të thyejë kornizën për katër nipërit të jenë në gjendje të formësojnë jetën e tyre në një masë shumë më të madhe pa u kufizuar nga konsiderata dhe detyra të veçanta që përfshin një lidhje formale me Shtëpinë Mbretërore të Danimarkës si institucion."

Që nga janari 2023, ata nuk do të kenë më titujt e tyre, megjithëse nuk i kanë humbur vendet e tyre në radhën e fronit pasi aktualisht janë në vendet shtatë, tetë, nëntë dhe dhjetë.

Deklarata vazhdoi: "Vendimi i Mbretëreshës është në përputhje me rregullimet e ngjashme që shtëpitë e tjera mbretërore kanë bërë në mënyra të ndryshme vitet e fundit".

Megjithatë, tani për tani, vendimi prek vetëm fëmijët e Joachimit, djalit të dytë të mbretëreshës që njihet si mbretëresha më "cool", e spikatur për veshjen e saj, humorin dhe karakterin e veçantë.

Fëmijët e Princit të Kurorës Frederik do të ruajnë titujt e tyre, pasi babai i tyre është trashëgimtar i fronit.

Lajmi nuk është pritur mirë nga nëna e fëmijëve e cila tha për mediat se janë të shokuar nga vendimi. "Fëmijët ndihen të izoluar. Ata nuk mund ta kuptojnë pse po u hiqet identiteti", është shprehur ajo. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor