Showbiz 29 Shtator 2022

Kundravajtje dhe po përdorte telefonin, Alketa Vejsiu tregon të vërtetën e fotove që bënë xhiron e web-it

Showbiz

Ditët e fundit kanë qarkulluar disa foto në rrjetet sociale të moderatores Alketa Vejsiut, teksa ajo duket në një nga rrugët e Tiranës në makinën e saj dhe pretendohet se ajo është në kundravajtje dhe duke përdorur telefonin. Duke qenë se komentet në lidhje me fotot kanë qenë të shumta, Alketa ka reaguar rreth kësaj çështjeje në Instagram një reagim duke thënë se e gjithë zhurma është bërë për të tërhequr klikime.

“Nuk ka histori aty. Është thjesht një titull abuziv për të shkaktuar polemika dhe për të gjeneruar klikime dhe për ta politizuar Alketën. Nuk kam lidhje me politikën dhe nuk do të ketë asnjëherë. Alketa është artiste në shpirt dhe në profesionin e saj, është dhe sipërmarrëse e thjeshtë. Ka të tjerë që bëjnë gjëra më të mëdha se unë.

Jo më larg se dje, kisha dalë nga vendi i parkingut dhe po prisja që të lirohej një vend aty. Nuk isha në lëvizje, në kundravajtje. Isha parkuar në anë të rrugës. Nuk kishte trafik, nuk po lëvizja dhe kisha të drejtë të përdorja telefonin se isha ndaluar. Gjithmonë kur gaboj kërkoj falje, por në këtë rast nuk kam”, - sqaroi Alketa.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor