Showbiz 30 Shtator 2022

Vetëm 35 vjeç, drejtoresha e shkollës në Tiranë ndërron jetë nga kanceri i gjirit

Showbiz

Mësuesja dhe njëkohësisht drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Ali Demi”, Dorina Kuka, ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë më sëmundjen e rëndë.

Prej kohësh ajo ishte diagnostikuar me kancer në gjoks, që së fundmi ishte shëruar, por masa e tumorit ishte shfaqur në kokë. Më herët Kuka ishte nisur drejt Italisë ku kreu një ndërhyrje të vështirë. 35 vjeçarja, e cila gjithashtu ishte anëtare e Këshillit bashkiak të Tiranës, la pas dy fëmijë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kuka falenderonte të gjithë ata persona të cilët e ndihmuan në mënyra të ndryshme në ditët më të vështira për të, ndërsa theksonte se dy fëmijët ishin ata që i jepnin forcë për të mposhtur sëmundjen.

Për Dorinën kanë shprehur ngushëllimet edhe emra të njohur të politikës si kryeparlamentarja Lindita Nikolla apo kryetari i bashkisë Erjon Veliaj. 

Përmes një postimi në “Facebook”, Nikolla i ka shprehur ngushëllime familjarëve të saj, teksa ka theksuar se Dorina ishte një mikë e rallë dhe do u mungojë të gjithëve.

“Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, mësuesja dhe drejtoresha e palodhur dhe model, anëtarja e këshillit të Bashkisë Tiranë, Dorina Kuka, u nda nga jeta.

Një nënë, mësuese, drejtuese dhe qytetare e angazhuar, jetësimi i gruas bashkëkohore shqiptare.

Dorina ishte një mike e respektuar dhe e rrallë.

Ngushëllime familjarëve dhe dy djemve!

Do të më mungosh, Dorina e dashur!

Do të na mungosh të gjithëve!

Pushofsh në paqe!”, shkruan Nikolla.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor