Astroliving / 2 Tetor 2021, 10:52

Horoskopi i muajit tetor: DASHI dhe DEMI

Horoskopi i muajit tetor: DASHI dhe DEMI

Nga PAOLO FOX

DASHI: Ndikimi i Marsit në shenjën tuaj do të shkaktojë trazira, sidomos në sferën profesionale. Gjithsesi, kjo do të ndikojë në një përshpejtim ritmi në të gjitha fushat, si në çështjet personale, në ato profesionale, edhe në ato ligjore. Datat 12 dhe 13 do të kenë diskutime. Është e rëndësishme të shmangni shpenzimet e tepërta.

Pas datës 7 do të keni një kalim të rëndësishëm të Venusit në shenjën tuaj. Të lindurit në shenjën e Dashit duan të përjetojnë vazhdimisht emocione të reja dhe mërziten shpejt nëse kanë në krah të njëjtin person çdo ditë. Data 10 është dita e duhur për të folur dhe për t'u kuptuar.

Muaj që do të karakterizohet nga lodhja fizike, por që fatmirësisht do të mbyllet më datë 30. Janë të shumtë ata që janë kuruar nga fryrjet, alergjitë dhe dhembjet e kokës që ju kanë shkaktuar probleme gjatë muajve të fundit. Mund të keni probleme me shtëpinë ose ndonjë të afërm.  

DEMI: Muaj i qetë dhe interesant në përgjithësi, ndonëse 10 ditët e para të tetorit janë problematike në aspektin ekonomik. Sipërmarrjet e fundme ose edhe ato më të hershmet mund të mos kenë dhënë rezultate në aspektin ekonomik. Rreth datës 14 do të bëhet një mbledhje pune, ose do të reflektoni për t'i sqaruar më mirë gjërat.

Datat 2 dhe 3 mund të karakterizohen nga tensione në planin personal. Do të keni vazhdimisht debate për sa i takon shtëpisë, kujdesit për fëmijët dhe shpenzimeve. Prej muajsh jeni ndër shenjat më me fat në dashuri, pasi bëni gjithçka për lidhjen.

Pas datës 7 do të vëreni një rikuperim psikofizik. Data 12 është e mbarë për të filluar një kurë. Por fundi i muajit, veçanërisht data, 23 do të jetë e vështirë. Nga datat 28 dhe 30 mund të keni shqetësime kalimtare shëndeti.

Horoskop