Astroliving / 2 Tetor 2021, 10:56

Horoskopi i muajit tetor: LUANI dhe VIRGJËRESHA

Horoskopi i muajit tetor: LUANI dhe VIRGJËRESHA

Nga PAOLO FOX 

LUANI: Ndikimi interesant i Marsit do t'ju mundësojë të zgjidhni çështje ligjore ose të merrni një përgjigje me karakter ekonomik. Mund të rinovoni një marrëveshje, ndonëse ka shumë rivalë. Nëse është ndërruar një drejtor, do t'ju duket sikur s'jeni të vlerësuar. Ata që kanë hequr dorë nga një projekt kanë mjaft dëshirë të rifitojnë kohën e humbur. Është çasti i duhur për të kërkuar ngritje në detyrë. Shfrytëzoni në maksimum datat 19, 20, 28 dhe 29.

Këtë muaj, ndjenjat janë në plan të parë, ndaj dita e duhur për të folur për ndjenjat është data 10. Ky muaj karakterizohet nga dëshira për një histori të re. Stresi i shkaktuar nga puna do të ndikojë në marrëdhëniet tuaja personale, sidomos në datën 28. Ata që kanë një lidhje jashtëmartesore duhet të tregohen të kujdesshëm, pasi ka mundësi të moa ia hedhin paq.

Forca fizike do të jetë pak e luhatur në fillim të muajit, por do ta merrni veten në datën 11. Datat 18 dhe 24 janë interesante për të filluar terapi ose që të përpiqeni më shumë për shëndetin tuaj. Do të keni ndonjë shqetësim kalimtar shpine, pasi të lindurit në shenjën e Luanit e kanë pikë të dobët dhembjen e shpinës.

VIRGJËRESHA: Jeni aq të zënë profesionalisht, sa duket sikur gjithçka ka kaluar në plan të dytë. Është e rëndësishme që në datën 12 të sqaroheni me ortakë, bashkëpunëtorë ose përfaqësues. Mes datave 11-17 duhet të organizoni një takim sqarues. Janë ditë jashtëzakonisht të volitshme për ata që duan të rikuperojnë terren ose për të mbyllur marrëveshje.

Duke filluar nga data 7, dashuria s'do të jetë më përparësia juaj. Ata që janë të martuar prej vitesh dhe kanë mosmarrëveshje, nuk bëjnë mirë që t'i lënë sqarimet pikërisht në këtë muaj. Ditët vendimtare për t'i dhënë dikujt duart janë datat 10, 17 ose 24. Ndonjëherë duhet të arsyetoni dhe ta pranoni realitetin.

Duhet të reflektoni sidomos gjatë mesit të muajit. Datat 16 dhe 17 janë goxha të lodhshme. Do të keni probleme edhe me kockat, por do t'ju shqetësojnë gjithashtu edhe zorrët dhe stomaku. Ngadalësojeni pak ritmin e punës, sidomos gjatë 10 ditëve të fundit të muajit.

Horoskop