Astroliving / 2 Tetor 2021, 10:54

Horoskopi i muajit tetor: BINJAKËT dhe GAFORRJA

Horoskopi i muajit tetor: BINJAKËT dhe GAFORRJA

Nga PAOLO FOX

BINJAKËT: Një tjetër muaj i rëndësishëm për sa u takon çështjeve profesionale. Disa marrëdhënie pune, kontrata ose marrëveshje kanë ndryshuar prej 2 vjetësh. Tetori do të karakterizohet nga prakticiteti. Sigurisht që kjo varet edhe nga profesioni që keni dhe njerëzit nga të cilët rrethoheni. S'duhet harruar që jeni njerëz me intuitë të jashtëzakonshme.

Tetori s'është muaj ndarjesh, as tensionesh, megjithatë do të keni disa debate kalimtare për gjëra të parëndësishme. Duhet të tregoheni të kujdesshëm në marrëdhënien tuaj, sidomos pas datës 18. Do të jenë kalimtare situatat në të cilat do të ndikojë profesioni në dashuri.

Ky muaj karakterizohet nga energjia dhe forca fizike, megjithatë ju këshillohet që herë pas here të ndaloni dhe të qetësoheni. Datat 23 dhe 24 janë të mbara për shkak të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj.

GAFORRJA: Ata që i shtrinë këmbët më shumë se jorgani, tashmë i shlyen detyrimet dhe mund të kenë ide të reja për t'u ngjitur në majë. Me gjasa, vjeshta e vitit 2021 do të jetë themeli i diçkaje të rëndësishme dhe të re. Datat 12, 13, 19 dhe 20 do të karakterizohen nga debate dhe diskutime, ndaj ruani gjakftohtësinë.

Tetori nuk është një muaj që karakterizohet nga pasioni i madh, por kjo s'do të thotë që do të ketë situata të pazgjidhshme. Raportet që janë prej kohësh në krizë duhen zgjidhur njëherë e mirë, pasi në tetor dhe në nëntor do të udhëhiqeni vetëm nga zemra.

Do t'ju lodhin fizikisht tensionet e forta të muajit, duke ndier në ditë të caktuara ankth dhe nervozizëm. Për këtë arsye, nuk ju këshillohet të mundoheni së tepërmi në datat 12, 13, 19 dhe 26. Duhet të tregoheni të kujdesshëm me ushqimin, sidomos nëse vini re që keni shtuar në peshë.

Horoskop