Astroliving / 2 Tetor 2021, 10:59

Horoskopi i muajit tetor: SHIGJETARI dhe BRICJAPI

Horoskopi i muajit tetor: SHIGJETARI dhe BRICJAPI

Nga PAOLO FOX

SHIGJETARI: Kjo është një periudhë pozitive që do t'ju shoqërojë deri vitin tjetër. Tetori favorizon edhe ata që duan të eksperimentojnë një iniciativë të re, ose ndoshta edhe një punë të re. Shigjetarit nuk i pëlqen të përsëritë vazhdimisht gjëra, ndaj lind shpesh nevoja për të eksperimentuar. Ndryshimi është i bukur nëse jeni të gatshëm të pranoni të rrezikoni paksa. Ata që nuk mund të veprojnë sipas dëshirës për shkak të detyrimeve familjare ose përgjegjësive të ndryshme, tani mund të lirohen paksa. Ata që duan prej kohësh të ndërrojnë shtëpinë, mund ta bëjnë tani. Duhen shmangur debatet gjatë ditëve të ngarkuara, sidomos më datë 14. Tani keni mundësinë të bisedoni me një ortak për të sqaruar çështje të lëna pezull.

Në planin sentimental, tetori nuk është po aq favorizues sa dy muajt e fundit. Për historitë e qëndrueshme që vazhdojnë prej kohësh nuk do të ketë asnjë problem. Por nëse keni paralelisht dy lidhje, ose nëse nuk ju bind dikush, ruhuni nga polemikat që mund të lindin në datat 7, 8, 14 apo 26. Çiftet e ndara në pranverë do të debatojnë për para. Çiftet që janë dhënë pas punës dhe fëmijëve, tani duhet të gjejnë pak qetësi, intimitet dhe bashkëpunim. Të martuarit që po kalojnë një krizë duhet të tregohen shumë të kujdesshëm, pasi do të rikthehen momente me tensione të forta. Vetëm pas datës 19 do të ketë pak qetësi. Historitë që lindin në tetor janë të vrullshme, por vetëm në fillim. Nëse jeni të vetmuar, mos kërkoni dashurinë e jetës, por vetëm një shoqëri të këndshme që të mos ju sjellë probleme. Pas datës 28 do të kapërceni shumë tensione.

Në krahasim me muajt e tjerë, jeni shumë më të fuqishëm. Gjithsesi, nuk mund ta kryeni në tetor gjithçka që keni bërë gjatë muajve të fundit. Do të keni çaste shumë të lodhshme në datat 7, 8 dhe 26.   

BRICJAPI: Ky është muaji në të cilin do të mund të zgjidhni shumë situata të mbetura pezull. Data 22 do të jetë shumë favorizuese për shenjën tuaj. Gjithçka do të qartësohet. Edhe të rinjtë që kanë nisur prej pak kohësh një punë, duken të kënaqur. Duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm në marrëdhënie me shefat, sidomos me ata të shenjës së Dashit dhe Peshores. Duke filluar nga vjet ju ka lindur dëshira për të bërë projekte të reja. Disa ditë duken më interesante se të tjerat dhe nuk do t'ju mungojnë energjitë. Do të arrini rezultate pozitive në varësi të punës që bëni. Muaj i mbarë për ata që duan të shesin ose blejnë, mjafton të jenë me shifrat e tregut.

Në dashuri vendosni ju, sepse tani keni në dorë letrat më të mira. Do të kapërceni vështirësi dhe mosmarrëveshje të vogla, pasi dashuria nuk do të ketë më pengesa. Tetori është muaji i duhur nëse doni të përjetoni një pasion të zjarrtë. Data 19 është fatsjellëse për ju, por edhe ditët e fundit të tetorit do të ndodhë diçka emocionuese ose e rëndësishme në fushën e ndjenjave. Historitë e forta nuk kanë pse druhen, por do të kenë një surprizë të vogël. Tetori është muaj interesant për ata që duan të martohen ose të bëjnë një fëmijë.

Një muaj që kërkon aq shumë energji, sa mund të cilësohet si i pakontrollueshëm. Duhet të tregoni kujdes nga problemet që mund të sjellin stomaku dhe zorra e trashë. Gjithashtu, në mënyrë që të mos keni probleme me stresin, s’duhet të lodheni shumë. Jeni tipa që pëlqeni përsosurinë dhe kontrolloni gjithçka në detaje. Kjo mund t'ju bëjë nervozë.

Horoskop