Astroliving / 2 Tetor 2021, 11:00

Horoskopi i muajit tetor: UJORI dhe PESHQIT

Horoskopi i muajit tetor: UJORI dhe PESHQIT

Nga PAOLO FOX

UJORI: Duhet të tregoheni të kujdesshëm në çështjet me karakter financiar. Ata që kanë mundësi të shpenzojnë ca më tepër, mund të investojnë për një blerje. Qiraja e një shtëpie ose një zyre nga fundi i vitit mund të përbëjë një aventurë të re profesionale. Duhet të sistemoni dokumentet e mbledhura rrëmujshëm gjatë viteve. Nga këndvështrimi profesional nuk duhet t'i braktisni përvojat e reja, pasi muaji ju mundëson njohje të reja që nga data 7. Nuk përjashtohen kërkesat nga jashtë, por është e rëndësishme të bëni edhe vetë kërkesa. Për disa parashikohen fitime që mund të shfrytëzohen për të mbyllur kredi ose hua, ose thjesht të investohen në një projekt afatmesëm. Mundësitë që ofrohen në këtë periudhë meritojnë vëmendjen tuaj, sepse mund t'ju japin atë shtysën që e pritnit prej kohësh.

Ujori kërkon të sistemohet tani në planin sentimental. Ata që kanë një lidhje të bukur duan ta zyrtarizojnë atë, ndërsa ata që janë vetëm do të vazhdojnë me këtë status deri kur të gjejnë dikë për një lidhje serioze. Kush bashkëjeton prej vitesh me një Ujor, krejt papritur do t’i shohin këta të fundit me një sy tjetër. Po ndryshon diçka jo vetëm në sjellje, por edhe në mënyrën si e përjetoni dashurinë dhe jetën në përgjithësi. Tani Ujori është më i parashikueshëm, përllogaritës, më pak i shpërqendruar, vëzhgues i gjithçkaje që ndodh rreth tij. Madje është edhe më xheloz! Do të ketë rregulla të reja dhe stil të ri jete.

Edhe forma fizike është më e mirë. Vetëm 9 ditët e fundit të tetorit janë të ngjeshura me presion, ndaj ju këshillohet të mos mbingarkoheni të dielën. Të sëmurët do të vënë re një përmirësim të lehtë nga data 17. Duhet të kuroni tensionin, do t'ju rikthehet pagjumësia. Jeta në përgjithësi do të përmirësohet. 

PESHQIT: Situata është më pozitive në krahasim me muajt e tjerë. Tashmë e keni të qartë rrugën që duhet të ndiqni. Ata që punojnë më vete nuk do të bëjnë gabime të mëdha. Me gjasa po mendoni një projekt të ri, një program. Nuk do të mungojnë mundësitë për punë të pavarura. Edhe ata që janë vartës mund të bëjnë një kërkesë për t'u ngritur në detyrë. Do të ketë krizë profesionale vetëm nëse synoni të ndryshoni ortakë. Mos ngurroni nëse duhet të ndiqni një rrugë tjetër, pasi pas datës 22, Dielli është në favorin tuaj. Datat 26 dhe 27 janë mjaft të favorshme për të bërë propozime. Është çasti i duhur për të firmosur një marrëveshje, një kontratë. Të rinjtë duhet të përqafojnë mundësitë e reja. Mërkuri favorizon edhe ata që punojnë me përqindje.

Sërish puna ju merr shumë kohë, bashkë me çështjet praktike. Çiftet e reja duhet të zgjidhin një çështje praktike që ka lidhje me shtëpinë ose të ardhurat. Shkëputuni nëse rritet tensioni pas datës 14. Për marrëdhëniet kalimtare nuk ka shumë probleme, mjafton të mos e merrni shumë seriozisht dhe të argëtoheni. Por ata që kërkojnë dashurinë e jetës mund të ndihen të zhgënjyer ose të pasigurt nga njohjet e reja. Gjithsesi, nëntori do të jetë më i favorshëm në këtë drejtim. Mundohuni të mos e vini në dyshim një ndjenjë që do të lindë në javët e ardhshme. Tregohuni të duruar, pasi gjërat do të ndryshojnë gjatë muajit nëntor.

Muaj që kërkon forcë, sepse në aspektin profesional do të jeni shumë të ngarkuar. Ata që kanë një aktivitet të pavarur nuk do të ndalen për asnjë çast. Kjo gjë do t’ju lodhë disi. Gjithsesi, situata do të përmirësohet në datën 22. Ndonëse detyrimet dhe angazhimet janë të shumta, mundohuni të bëni gjithçka me shumë qetësi. Përndryshe, disa ditë, si data 13 dhe 14, mund të ndërlikohen.

Horoskop