
Disa arsye pse duhet të zgjidhni linjën e re të televizorëve Samsung OLED 77’’
Tencencat e fundit të televizorëve janë gjithnjë në zhvillim për të ofruar eksperienca fantastike në shtëpinë...
E domosdoshme dhe plot ngjyra, këmisha me kuadrata është trendi i vjeshtës 2022, sidomos në versionin xhaketë. Një veshje e gjithanshme që përshtatet lehtësisht me veshjet e përditshme. Në garderobën tuaj sezonale të kësaj vjeshte nuk duhet të mungojë ky model i cili është shumë modern.
Një pjesë e rëndësishme që duhet të vini re është të zgjidhni këmishën e ngrohtë dhe të rehatshme, me një shije të butë dhe të rafinuar, e përkryer për të ndriçuar pamjen e jashtme. Gjithmonë me jakën e këmishës dhe xhepat e mëdhenj.
Trendi vjen me një material leshi të lëmuar, një përzierje pëlhurash moderne jashtëzakonisht komode. Kjo këmishë ka qenë e pranishme në pasarelat e koleksioneve të vjeshtës dimër 2022/2023 në versione, nuanca, përmasa të ndryshme.
Mund të kombinohet me çizme mbi gju, me pantallona të shkurtra ose minifund.
E përshtatshme për t'u veshur edhe me një bluzë të bardhë dhe xhinse të lehta, ose për të qenë më moderne, me një minifund dhe çizme çorape. Pra xhaketa këmishë mund të përshtatet me çdo lloj veshje të përditshme. Ju mund ta zgjidhni me ngjyra standarte, të bardhë dhe të zezë ose të bardhë dhe kafe por mund të luani edhe me ngjyrat e tjera.
Tencencat e fundit të televizorëve janë gjithnjë në zhvillim për të ofruar eksperienca fantastike në shtëpinë...
Në qoftë se jeni të apasionuara pas tendencave të fundit të modës, nuk mund të mos e njihni Chiara Ferragni-n. 35-vje&ccedi...
Kjo recetë u përgatit nga Maison de goût Përbërësit: patate të vogla, kofsha pule, ullinj, trumzë, hudh&eu...