Specialistët Living / 19 Tetor 2022, 10:52

Old Fashion apo High Tech

Old Fashion apo High Tech

Nga : Doreada Mio

Shtangia në fytyrën time do më kishte tmerruar edhe mua, jo vetëm tim bir, kur lëshoi fjalinë fatale: "Ti Ada je old fashion". Me gjysmë zëri renditi se unë akoma shkruaj në bllok, nënvizoj me laps dhe dëgjoj muzikë çuditshëm, dmth jo me kufje dhe jo me spotify, por sidomos nuk kam  TikTok dhe jam shumë dobët me live-et në Instagram. Që nga ai moment vendosa të bëhem me çdo kusht high tech. Urgjent madje, se togfjalëshi që përmbante fjalen old më oshëtinte në veshë.

Që ta bëja sa me konkret shndërrimim tim dola në park, në zonën më të bukur të qytetit, dhe syri im po kapte këndet me interesante për foto me një entuziazëm të dukshëm. Po, bukur shumë lumi! Njerëzit të fokusuar në botën e tyre teknologjike. Por s’ka gjë, bukur. Kur ç’të shoh një vajzë ia kishte ngulur sytë lumit.

"Përshendetje! Po shijon pamjen?"-i tërheq unë vemendjen. Pas nja pesë sekondash me vjen një zë… Më fal se jam pak “ high” …
High …. High tech….mu ngaterruan në kokë…dhe …

Teknologjia ne ditet e sotme është ” must”! Teknologjia është fakt siç është fakt që edhe brezi i ri është gjithmonë përpara të vjetrit, dhe filozofia e Dekartit përpara 500 vjetësh ’ Unë mendoj, pra ekzistoj’, fare mirë mund të zëvendësohet sot me  ‘Unë postoj, pra ekzistoj’…

Në shoqërinë e sotme moderne të gjithë jemi të dëshmimtare për shpejtësinë e arritjes së informacionit. Dita na kalon me mbingarkesë të komandave apo moduleve të shkurtra që ndërrohen me një të prekur të gishtit. Informacione që kalojnë por sa arrijnë të mbeten në memorjen tonë me shpejtësinë e ndërrimit të faqeve pa fund.  A na lejon kjo të thellohemi në mendime dhe të kemi ide tonat personale apo ndjekim modele të servirura jo gjithmonë bukur.

Paramendohej që zhvillimi i shoqërisë dhe teknologjisë ta bënte të ardhmen më të sigurtë të rriste cilësinë e jetës dhe rrjedhimisht qeniet njerëzore më të lumtura, druaj se kjo nuk po ndodh..

Unë mendoj që nuk e bën teknologjia shoqërinë më të përparuar por e bëjnë vlerat morale dhe njerëzore! Unë emocionohem njësoj kur më vjen në whats up një foto nga përtej oqeanit sa edhe kur më vjen një kartolinë me postë .

Unë jam old fashion, ndonjëherë edhe high….me tech në fund dmth…


 

Horoskop