Pjata kryesore 22 Tetor 2022

Pulë me qull sipas traditës dibrane

Pjata kryesore

PËRBËRËSIT: 1 pulë, 1-2 gota miell misril, 1ugë gjelle gjalpë, 1 lugë gjellë vaj ulliri, 1.5 litër ujë, kripë dhe piper i kuq.

PËRGATITJA: Në një tenxhere me pak gjalpë kaurdisim pjesët e pulës. Më pas shtojmë ujë dhe i lëmë të ziejnë. Në një tigan hedhim miellin e misrit dhe shtojmë gradualisht buljonin e përftuar nga zierja e pulës. E trazojmë mirë që mielli të mos krijojë kokrra, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe këtë masë e kalojmë në një tavë. Vendosim pjesët e pulës dhe e spërkasim sipërfaqen me piper të kuq. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta. Ju bëftë mirë!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor