Tendencat e fundit te modes 25 Tetor 2022

Pulovra në ngjyrë jeshile, trendi i vjeshtës që "lë në hije" të gjitha ngjyrat e tjera

Tendencat e fundit te modes

Nën ose si një xhaketë, pulovra e gjelbër për femra është  must-have-i i momentit në gardërobën e yjeve vjeshtë-dimër 2022. Sidomos ajo me nuanca të gjelbra të ndezura ose smerald, siç e tregojnë pamjet e Mila Kunis, Elsa Hosk dhe Kendall Jenner.

Mila Kunis: pulovra jeshile e dimrit 2022

Kohët e fundit, bashkëshortja e Ashton Kutcher është shumë e zënë në turneun e filmit të saj më të fundit "The luckiest girl in the ëorld", duke dhënë intervista në TV dhe radio, ku kodi I veshjes është elegant. Pamja e zgjedhur nga aktorja për të shkuar në një rrugë e gjatë e fotocalleve dhe e drejtuar në TV por edhe në radio, ku kodi i veshjes është elegant, por i shkëputur. Pamja e zgjedhur për të shkuar në një nga televizionet në Nju Jork ishte pikërisht ajo me pulovrën jeshile si element kryesir.

Protagonistja e “Bad Moms” kishte kombinyar me pantallonat Capri në të njëjtin stil duke veshur edhe këpucë dekolte në ngjyrë nude.

Elsa Hosk: bolero i prerë me pantallona kargo

Nga ana tjetër, për supermodelen suedeze, fanella jeshile si smeraldi u zgjodh në një version bolero të dimrit 2022, ku bluza është deri te beli. Megjithatë pjesa tjetër duket më e bollshme në shpatulla dhe në mëngë më të gjera. Kombinimi shkonte perfekt me çantën Hermès Kelly.

Kendall Jenner: oversized me pantallona sportive

Gjithashtu ndjekëse e këtij trendi actual është edhe ikona e stilit të veshjeve casual. Kendal Jenner, e cila prej kohësh e ka kuptuar potencialin e pafund të kësaj ngjyre neoni, por të rafinuar. Ajo e ka menduar veshjen  në një version sportiv udhëtimi.

E parë në JFK në Nju Jork sapo zbriti nga avioni, motra supermodele e Kylie Jenner dhe Kim Kardashian ka veshur pulovrën e gjelbër Ottolinger. Të kombinuar me pantallona të zeza unisex dhe atletet e bardha.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor