Shëndeti i gruas 25 Tetor 2022

Vaksina kundër kancerit të mitrës, e disponueshme për vajzat në këtë moshë

Shëndeti i gruas

Prej 1 nëntorit, të gjitha vajzat 13 vjec do të bëjnë vaksinën HPV, si një masë kundër kancerit të qafës së mitrës.

ISHP sqaron se në Shqipëri kanë ardhur dozat e para, dhe në muajt në vijim pritet që numri i tyre të shkojë në 4000 mijë.

"Në kalendarin e vaksinimit të detyrueshëm të fëmijëve futet dhe vaksina e HPV-së, që është kundër humopapiloma virus, që është katër valente dhe do të aplikohet tek vajzat që kanë lindur nga data 1 janar 2009.

Meqenëse në Shqipëri numri i grave nga mosha 40 e lart, me probleme të kancerit të qafës së mitrës është rritur dhe është parë që në të gjithë botën ka qenë mjaft efikas aplikimi i kësaj vaksine në 10 vitet e fundit, atëherë ne mendojmë që rezultatet vite më vonë do të jenë shumë të mira. Pra do të kemi ulje të numrit të rasteve tek gratë me kancer të qafës së mitrës," tha mjekja Rovena Daja.

Rovena Daja sqaron se do të ketë vetëm një dozë, dhe se vaksina nuk duhet të shtyhet shumë në kohë.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor