Pjata kryesore 26 Tetor 2022

Supë me kungull dhe qumësht

Pjata kryesore

Nga Linda Fishta/Fotografia Armand Habazaj

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA: 700 g kungull i verdhë, 1 litër qumësht me yndyrë, 2 lugë gjalpë, 40 g miell, kripë e arrë moskat sipas dëshirës

PËRGATITJA: Ndezim furrën në temperaturën 250° C. Kungullin e prerë në copa të mëdha, pa e qëruar, e pjekim në furrë derisa të zbutet. Më pas e marrim tulin e tij me lugë dhe e lëmë mënjanë. Në një tenxhere, hedhim gjalpin të tretet, shtojmë miellin dhe me rrahësen e vezëve me dorë e përziejmë pa ndërprerje, që të mos krijohen kokrra. Shtojmë pjesë-pjesë 1/2 e sasisë së qumështit, duke e përzier vazhdimisht, si edhe pak  kripë. Shtojmë kungullin dhe qumështin që na ka mbetur. E lëmë në zjarr edhe për 10 minuta, por duke e përzier herë pas here. E grijmë të gjithë masën në mikser, derisa të përftohet një mas ëkremoze dhe e vëmë përsëri në zjarr për 5 minuta. E rregullojmë për kripë e arrë moskat. E shërbejmë të ngrohtë. Ju bëftë mirë!

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor