Shëndeti i gruas 26 Tetor 2022

Fotoja që ndihmon gratë të zbulojnë në kohë kancerin e gjirit

Shëndeti i gruas

Ka kaq shumë nisma që ndër vite janë ndërmarrë në favor të parandalimit të kancerit të gjirit. Ka kaq shumë fushata që synojnë të nxisin jo vetëm vizitën periodike tek mjeku, por edhe vetëekzaminimin. Fotoja me limonë e fushatës #Knowyourlemons synon të prezantojnë një sërë formash dhe gjendjesh që merr një gji në raste të problemeve.

“12 limonët” janë krijuar nga stilistja Corinne Ellosworth Beaumont, themeluese e organizatës jofitimprurëse “Worldwide Breast Cancer”.

Ideja e Corinne-s lindi fillimisht si një projekt teze për masterin e saj dhe më vonë për doktoraturën. Më pas u materializua pas vdekjes së të dy gjysheve dhe humbjes së një shoqeje të dashur që ishte diagnostikuar me kancer gjiri.

E gjithë fushata ndërgjegjësuese sillet rreth imazhit të limonit – një simbol i parandalimit kundër kancerit të gjirit pikërisht për shkak të konformacionit kaq të ngjashëm me gjirin – me synimin për të nisur një mesazh vizual të fortë, të qartë dhe të pacensuruar që synon të edukojë rreth 2 miliardë gra në mbarë botën, duke u treguar atyre shenjat fillestare të kancerit.

E disponueshme në 16 gjuhë, #KnowYourLemons është e vetmja fushatë edukative në shkallë globale që ka mundur të kapërcejë barrierat e arsimimit të ulët, frikës dhe tabuve të lidhura me kancerin e gjirit.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor