Shëndeti i gruas 28 Tetor 2022

2 gjërat që duhet të keni parasysh para se të bëni mamografinë

Shëndeti i gruas

Sipas ISHP-së 16.5% e shqiptarëve vdesin nga kanceri dhe 1 në 7 vdekje janë nga kanceri i gjirit. 80% e grave që preken nga kanceri i gjirit janë mbi moshën 45 vjeç. Masë e rëndësishme në luftën kundër kancerit të gjirit mbetet kapja e sëmundjes në fazë të hershme gjë që rrit ndjeshëm shanset e kapërcimit të sëmundjes.

Mosha e nisjes së mamografisë është në varësi të faktorëve të rrezikut të kancerit të gjirit. Nëse rreziku është mesatar, mjekët rekomandojnë nisjen e mamografisë që në moshën 40 vjeçare. Nëse rreziku është më i lartë, atëherë mjekët rekomandojnë që gratë të nisin të bëjnë mamografinë që në moshën 30 vjeç. Faktorët e rrezikut mund të përcaktohen vetëm nga mjeku. Përballja me mamografinë është e sikletshme për çdo grua. Përpara kryerjes së mamografisë ajo duhet të ndjekë këto dy këshilla të thjeshta.

Rroba të përshtatshme: Përpara se të shkoni tek mjeku për mamografinë, ekspertët rekomandojnë të vishni rroba të përshtatshme. Pra duke qenë se gruaja do të zhvishet nga mesi e lart, ekspertët thonë që ajo do të ndihet më rehat nëse është e veshur nga mesi e poshtë. Ju mund të vishni pantallona ose fund dhe një bluzë pambuku, ose çdo gjë që ju bën ju të ndiheni të qetë.

Jo anti-djersë: Ekspertët këshilllojnë që të mos aplikoni anti-djersë sepse disa përbërës të tyre dalin gjatë analizës dhe i bëjnë rezultatet të vështira për tu kuptuar e jo normale. Mamografia mund të jetë e parehatshme e shpesh e dhimbshme për disa. Nëse e shihni të udhës dhe me këshillën e mjekut mund të merrni një ilaç kundër inflamacionit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor