
Çfarë është de-influencing? A është ky fundi i ''profesionit'' të influencuesve në rrjete sociale?
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë bindemi se jeta që shohim në Instagram e TikTok në fakt nuk ka asnjë ngjashmë...
Michelle Obama njihet si një mjeshtre në mbajtjen e fjalimeve të fuqishme dhe tërheqëse. Sidomos kur tema për të cilën flet e frymëzon është në planin personal. Këtë herë ajo ishte e ftuar në Girls Opportunity Alliance Get Her There, një ngjarje për të fuqizuar vajzat e reja. Krahas Amal Clooney dhe Melinda Gates, Michelle u foli me pasion vajzave të reja, duke i kërkuar që të shpresojnë, të luftojnë dhe mbi të gjitha të mos lejojnë që paragjykimet e shoqërisë t’i mbushin me dyshime për veten.
Ish-zonja e parë e SHBA ka treguar se ajo vetë është ndjerë e pasigurt dhe se nuk ka qenë aq e mirë sa duhet gjatë qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë. Ajo kishte filluar të vinte në dyshim veten dhe me përvojën e saj donte t’u tregonte vajzave të reja se si t’i kontrollonin mendimet e tilla, për të mos i lënë ato t’i pengonin, qoftë në jetën e tyre personale apo profesionale.
Michelle e filloi fjalën e saj duke theksuar se kur takon vajza adoleshente, ajo nuk dëshiron të shihet si një ish-zonjë e parë e Shteteve të Bashkuara, por si një grua që e filloi në një lagje të vogël në anën jugore të Çikagos.
“Dua të thyej murin e së pamundurës”, tha ajo dhe vazhdoi: “Shoqëria krijon pasiguri për gratë. Kjo i bën ata të kenë mendime të dyta për gjithçka në jetën e tyre. Ka njerëz në pozita të pushtetit që janë të kënaqur me këtë arsyetim. Ata duan që gratë të mbeten të dobëta. Të kesh dyshime në vetvete, vetë kultura jonë, e përforcon këtë. Pra, në këtë pikë, dua të filloj duke u thënë atyre se këto ndjenja janë reale dhe ekzistojnë tek të gjithë ne. Ne i mbajmë ato për pjesën tjetër të jetës sonë. Nuk ka rëndësi se sa i suksesshëm mund të bëheni dhe sa larg mund të shkoni, edhe nëse arrini në Shtëpinë e Bardhë, këto mendime për të mos qenë mjaftueshëm i mirë vazhdojnë t’ju mundojnë. Edhe unë jam përballur me ndjenja të tilla”.
Duke ardhur në ditët e sotme dhe pas 58 vitesh jetë, ish-zonja e parë e SHBA-së, dëshiron t’u japë frymëzim dhe forcë të rejave për të larguar perceptime dhe ndjenja të tilla. Ajo nuk dëshiron që të ketë gra që vënë në dyshim veten e tyre për shkak të shoqërisë.
Michelle nuk ka nguruar të përmendë problemet më të rëndësishme me të cilat po përballen aktualisht Shtetet e Bashkuara, duke vënë theksin tek fëmijët. Në varfërinë dhe abuzimin e fëmijëve. Ndërsa më në fund ajo ftoi publikun që të vazhdonte të luftonte dhe t’u jepte më shumë fuqi të rejave.
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë bindemi se jeta që shohim në Instagram e TikTok në fakt nuk ka asnjë ngjashmë...
Blerina Toçila ishte një nga nënat e ftuara ditën e sotme në “Shije Shtëpie” për të ndarë historin&...
Ndjesia e ankthit dhe stresit në punë shpeshherë nuk merren seriozisht nga pjesa më e madhe e njerëzve ndonëse kanë një...