
E papritur! I rrëmbejnë partneren, Salion eliminohet nga “Love Island Albania”!
Pas vendimit të Denisit që të bëhet çift me Aishah, Salioni mbeti ‘single’ dhe produksioni mori vendimin që do t&e...
Sipas një studimi të ri lojërat ‘video games’ çdo ditë mund të rrisin fuqinë e trurit të fëmijëve.
Në një studim të publikuar këtë javë, fëmijët që luanin tre orë në ditë dolën më mirë se ata që nuk luanin, në testet e kujtesës dhe shpejtësisë së të menduarit.
Ekspertët në Universitetin e Vermontit në SHBA përdorën të dhëna nga sondazhet, skanimet e trurit dhe testet e të menduarit nga 2000 fëmijë nëntë dhe dhjetë vjeçarë.
Por nëse nuk jeni të kënaqur që fëmija juaj shikon në ekran, ka shumë mënyra të tjera për të rritur shëndetin e trurit të tij .
Ekspertja e prindërimit dhe autorja Tanith Carey tha: “Harrojini librat e punës dhe kartat flash, ju mund të rritni fuqinë e trurit të fëmijës suaj thjesht duke ndryshuar mënyrat se si ndërveproni me ta çdo ditë.
“Mënyra se si prindërit flasin dhe luajnë me fëmijët e tyre ka një rol jetik për të ndihmuar zhvillimin e trurit të fëmijëve të tyre.”, tha ajo.
Mësoni një kërcim
Përveçse është ndoshta forma më argëtuese e ushtrimeve që ekziston, Tanith thotë se të mësuarit e një rutine kërcimi do të përmirësojë kujtesën dhe koordinimin e fëmijës suaj.
Kërkoni shkëndijën e tyre unike
Çdo fëmijë ka një aktivitet që tërhiqet natyrshëm dhe do ta bënte nëse lihej në duart e veta.
Ushqeni trurin e tyre me proteina
Ushqimi luan një rol kyç në ndërtimin e një truri të shëndetshëm .
Shkencëtarët kanë zbuluar se ka rreth 45 lëndë ushqyese që janë kyçe për shëndetin e trurit, duke përfshirë proteinat, zinkun, hekurin dhe acidin yndyror omega-3.
Gauani një ushqim me ta
Përgatitja e diçkaje të shijshme për të ngrënë me fëmijët përfshin një sërë aktivitetesh për ndërtimin e trurit.
Provoni lojëra me role
Të luash një pjesë në lojërat e tyre me role i ndihmon të vegjlit tuaj të përmirësojnë aftësitë e tyre të bisedës dhe sociale.
Uluni për darkë si familje
Por një gamë e gjerë kërkimesh kanë zbuluar se të ulesh së bashku për një vakt ka një efekt të madh në aftësitë e komunikimit, fjalorit dhe të të menduarit të fëmijëve.
Përgjigjuni pyetjeve dhe pyesni ato gjithashtu
Deri në moshën katër vjeç, truri i fëmijëve është dy herë më aktiv se ai i një të rrituri – dhe ata mund t'ju bëjnë më shumë se 70 pyetje në ditë.
Lexoni të njëjtën histori para gjumit
Tanith thotë se rileximi i të njëjtit libër e ndihmon fëmijën tuaj të njohë formën e fjalëve në faqe, përgatitje thelbësore për lexim.
Pas vendimit të Denisit që të bëhet çift me Aishah, Salioni mbeti ‘single’ dhe produksioni mori vendimin që do t&e...
Ilaçet për humbje peshe po marrin shumë vëmendje këto ditë dhe tani Oprah Winfrey po merret me këtë temë. Nd&eu...
Sporti shpesh mund të jetë shumë mizor. Ka shumë ulje-ngritje, fitore dhe disfata, dhe vetëm një lëvizje e gabuar mund ...