
Flini me flokë të lagura? Alarmi i ekspertëve: Rrezikoheni nga baktere dhe infeksione mykotike
Flokët e lagur janë një vend ku bakteret dhe kërpudhat mund të lulëzojnë shumë lehtë. Kur jeta jonë e ngark...
Manuela de Santi nuk e kishte menduar kurrë që një vizitë në urgjencë për shkak të dhimbjeve të forta në pjesën e poshtme të barkut, do t'i sillte dhuratën më të bukur të jetës: një fëmijë. 42-vjeçarja, historia e paimagjinueshme e së cilës po bën bujë në mediet italiane, dyshonte se mund të kishte cistit, por pas ekzaminimeve të hollësishme mjekët në spitalin e Caserta-s i komunikuan se ishte në javën e 33 të shtatzënisë. Ajo iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrjeje cezariane dhe solli në jetë Lauran, vajzën e saj të parë e cila peshonte vetëm 2 kg e 400 g.
“E dhimbshme, por shumë e lumtur”, -kështu është shprehur nëna e re në rrjetet sociale. “Mendova se isha në menopauzë. Nuk e dija që isha shtatzënë. Më duhej të metabolizoja në gjysmë ore, atë që bëjnë gratë e tjera në 9 muaj”, tha Manuela De Santi për "CasertaNews", duke rrëfyer se prej disa kohësh nuk kishte cikël menstrual.
“Në familje kemi pasur disa raste me menopauzë të parakohshme. Nuk kam pasur asnjë simptomë dhe shqetësim të asnjë lloji, përveç dhimbjeve të forta të barkut që besoja se lidheshin me cistitin. Mjeku i cili ndiqte rastin tim më rekomandoi ilaçet e zakonshme, por mbrëmjen e 19 tetorit në vend që të merrja një qetësues, preferova të shkoja në urgjencë. Më transferuan në gjinekologji. Më bënë një ekografi dhe për habinë time të madhe ndjeva rrahjet e zemrës së vajzës sime për herë të parë”.-përfundoi ajo.
Flokët e lagur janë një vend ku bakteret dhe kërpudhat mund të lulëzojnë shumë lehtë. Kur jeta jonë e ngark...
Këngëtarja Valbona Mema ka folur për vdekjen e motrës së saj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.Artistja rr&...
Ka një gjë për të cilën Meghan Markle ka arritur të bashkojë të gjithë anëtarët e familjes mbretër...