Astroliving / 2 Nëntor 2020, 13:06

Horoskopi i muajit nëntor: BINJAKËT dhe GAFORRJA

Horoskopi i muajit nëntor: BINJAKËT dhe GAFORRJA

Nga PAOLO FOX

BINJAKËT: Ndikimi i Venusit në shenjën tuaj mund ta kufizojë paqartësinë e muajit të kaluar. Ky planet nuk përfaqëson vetëm dashurinë, por edhe punën, sidomos mënyrën si prezantohemi para të tjerëve. Do të keni më shumë lehtësi në biznes, në transaksione bankare. Ata që kanë hapur një aktivitet që vjet dhe nuk po marrin ende fitime të kënaqshme, do të marrin një telefonatë të rëndësishme. Për më tepër, po i afroheni një dhjetori shumë të rëndësishëm në aspektin profesional. Edhe për studentët është muaj i mbarë. Do të nisë një vit i mbarë për ata që janë prej kohësh pa punë. Do të shihni frytet e një transferimi së fundmi.

Është muaj më i thjeshtë se tetori në aspektin personal dhe dashuria do të jetë më afër. Mund të mendoni edhe t'i riktheheni një historie të vjetër, pasi tani mund të kuptoni ç'ndodhi vërtet. Shtohet forca dhe dyfishohet magjepsja. Ndikimi i Venusit në favorin tuaj i bën më pozitive datat 3 dhe 4. Tri fundjavat e para të muajit janë goxha interesante, por edhe data 29. Periudhë e favorshme edhe për çiftet që duan të bëjnë një fëmijë. Forma fizike do të përmirësohet, edhe pse në tetor keni pasur disa shqetësime. Kujdes nga nervozizmi. Binjakët, edhe pse nuk mendojnë për situata negative, mund të dalin gjithë ditën shëtitje, ose të rrinë në punë deri vonë. Kujdes të mos stresoheni shumë, ndaj ruhuni në datat 22 dhe 23, pasi do të jenë pak më të ngarkuara. Ju, që për arsye kohe mundoheni t'i bëni të gjitha me vrap, duhet ta ulni pak ritmin dhe të shmangni shqetësimet që vijnë si pasojë e stresit.    

GAFORRJA: Për shkak se ndryshoni shpesh humor, në punë, diçka që ju duket e drejtë një ditë, mund të mos ju duket e tillë një ditë tjetër. Më shumë se ju, ndryshojnë mendim ata që ju rrethojnë. Nuk e keni të vështirë të ndryshoni humorin, pasi jeni shumë të ndjeshëm ndaj ngjarjeve të jetës dhe të ekzistencës në përgjithësi. Mund të mendoni të ndryshoni kompani ose të punoni me një projekt të ri, pasi të shikoni më shumë mundësi. E rëndësishme është të kuptoni që duhet të ndryshoni dhe që nga vjet kanë ndryshuar bashkëpunimet, programet, projektet dhe madje edhe ortakët. Sigurisht që s'do ta keni të lehtë të ruani qetësinë, ndaj nëntori do të jetë muaj tensionesh ndaj të cilave duhet të keni kujdes.

Tensioni në punë sigurisht që do të ndikojë edhe në dashuri, ndaj në nëntor mund të vini në pikëpyetje ndjenjat tuaja. Bëni kujdes, sepse nuk është periudha e duhur për diskutime të kota që mund të sjellin dëme të pandreqshme. Gjithsesi, problemi juaj janë lidhjet e reja dhe xhelozia që mund të lindë në lidhjet më pak të konsoliduara. Rreth datave 5 dhe 6 nuk do ta keni të lehtë të mbani gjithçka në kontroll në familje. Situata do të ndryshojë dhe do të keni më shumë lehtësira që në fund të muajit, më datë 21. Tensioni mbetet i lartë gjatë muajin nëntor, por do të ketë edhe të reja. Nga data 17, Saturni do t'ju favorizojë, ndaj duhet ta ndieni që tani se jeni më të fortë, që mund të gjeni përgjigjen e problemeve të shkuara. Me një mjek të zotin mund të gjeni sërish qetësinë. Mund t'ju duhet të merrni ndonjë vitaminë më shumë për të shmangur gripin e stinës, ose ndonjë të ftohur që nuk ju largohet.

Horoskop