Astroliving / 2 Nëntor 2020, 16:08

Horoskopi i muajit nëntor: SHIGJETARI dhe BRICJAPI

Horoskopi i muajit nëntor: SHIGJETARI dhe BRICJAPI

Nga PAOLO FOX

SHIGJETARI: Nga data 21 do të ndihet pozitivizmi në shenjën tuaj, pasi nëntori konfirmon një rikuperim që do të jetë i rëndësishëm për të ardhmen. Edhe bashkëpunimet profesionale që kanë qenë goxha të tensionuara gjatë dy muajve të fundit, do të lehtësohen ndjeshëm. Do të merrni një lajm të rëndësishëm, ndoshta një ngritje në detyrë, por sigurisht që kjo varet edhe nga ju dhe ambiciet tuaja. Kini parasysh që kur pranohen role me peshë të rëndësishme, rrezikoni të humbni lirinë tuaj. Një Shigjetar pa liri s’është i lumtur. Është muaj i rëndësishëm edhe për të përcaktuar rolin tuaj brenda një grupi me sukses.

Meqë nëntori nuk ka tensione, do t’ju sjellë lumturi. Një Dash, Peshore ose Luan mund t’ju japin emocione, ndaj nuk duhet kurrsesi t’ia mbyllni derën fatit, edhe pse gjatë pjesës së parë të vitit keni pasur probleme ose mosmarrëveshje. Ekziston mundësia e takimeve interesante dhe njohjeve të reja. Nëse së fundmi jeni ndarë, mos u shqetësoni, gozhda del me gozhdë. Nëse mundeni, largohuni nga rutina e zakonshme, organizoni një udhëtim në ditët e fundit të nëntorit, pasi mund të jetë ideali për formën fizike dhe optimizmin. Nëntori është muaj interesant për të rikuperuar atë që nuk e kishe në tetor. Nëse koha e mundëson, janë të rëndësishme aktivitetet në ajër të pastër. Mbi të gjitha, nuk e keni më atë lodhjen që së fundmi ka mbizotëruar jetën tuaj. Duke qenë njeri që nuk kurseheni kurrë, kjo mund t’ju shkaktojë probleme. Është e vërtetë që keni shumë energji, por bëni kujdes me stërmundimin.   

BRICJAPI: Në nëntor ju shtohet serioziteti dhe pozitivizmi në punë. Do të shijoni frytet e punës suaj nëse keni hapur një aktivitet që në vitin 2019. Për të rinjtë që sapo kanë përfunduar studimet mund të paraqitet një mundësi e mirë profesionale. Nëntori është pozitiv dhe me energji, i rëndësishëm për financat, sepse nga data 10 do të merrni të ardhura shtesë ose një shpërblim. Rezultate pozitive për çështje që të prekin pak a shumë drejtpërdrejt. Është muaji i ndryshimeve, ndaj nuk keni pse të shqetësoheni shumë. Si përfundim, edhe ata që nuk duan të bëjnë si do ti, në fund dorëzohen.

Në planin personal, nëntori është interesant. Historitë që janë krijuar rishtazi janë të mbrojtura. Vetëm në tri javët e para duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi punës. Nëse ka ndonjë ish që nuk ju ndahet, ndoshta duhet të jeni më të qartë. Ndikimi pozitiv i Venusit do të rikthehet në shenjën tuaj më datë 21. Një deklaratë dashurie do t’i ngrohë ditët e fundit të nëntorit. Ndikimi i gjatë i Marsit në shenjën tuaj shton nivelin e stresit, ndoshta sepse ju duhet të bëni shumë gjëra njëkohësisht. Keni shumë prova për të kapërcyer. Madje, ka nga ata që nuk gjejnë dot një çast qetësi. Duhet t’i kushtoni më shumë kohë vetes, ndaj mos e teproni nga data 25, kur shqetësimet do të jenë të mëdha.

Horoskop