Astroliving 3 Nëntor 2022

Dyshime dhe rikthim i dashurive të vjetra, këto 3 shenja do t'i kenë keq punët e zemrës gjatë nëntorit

Astroliving

Nëntori ka ardhur dhe për fat të keq disa shenja të horoskopit do të vuajnë shumë në pjesën emocionale. Pak nga Hëna e Plotë në 8 Nëntor, pak nga pozicionet e planetëve, të lindurit në 3 shenjat e mëposhtme nuk do të jenë aspak të favorizuar në lidhjet e tyre të dashurisë gjatë kësaj periudhe.

LUANI/ Dashuritë e vjetra dhe të pazgjidhura që nuk janë zbardhur, do të kthehen dhe do të kthejnë gjithçka përmbys. Ata duhet të përgatiten shumë mirë dhe të kenë një stomak të fortë pasi parashikohet të jetë një muaj shumë i vështirë për sa i përket dashurisë dhe kjo siç pritej do të sjellë shumë lodhje mendore dhe një acarim të përgjithshëm.

BRICJAPI/ Nëntori është një muaj kur u mungon vetëbesimi, për këtë arsye nuk do të ketë flirtim nga ana e tyre dhe kuptohet. Nuk duken aspak të hapur ndaj njohjeve të reja, ndaj në thelb duket sikur e kanë paracaktuar të ardhmen e tyre romantike për veten këtë muaj.

UJORI/ Ujori është shenja që ka vuajtur më shumti nga eklipsi dhe fatkeqësisht, kjo situatë  do të vazhdojë edhe për pak kohë. Të lindurit në këtë shenjë do t'i torturojë ideja nëse janë apo jo të lumtur dhe të kënaqur në marrëdhënien që kanë, nëse janë ende të dashuruar me personin e zemrës, por keni nevojë për qetësi dhe mendje të pastër për të marrë vendimet e duhura./Marrë nga Horoskopi.al

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor